Pa televizion, vdesin dhe mediat sociale
Paniku që shpërtheu mes të hënës dhe të martës, në 24 orët që u bë ndërprerja e transmetimeve televizive analoge dhe nisën transmetimet me sistemin dixhital, konfirmon supremacinë që televizioni vazhdon të ketë në sistemin e informacionit në Shqipëri
Paniku që shpërtheu mes të hënës dhe të martës, në 24 orët që u bë ndërprerja e transmetimeve televizive analoge dhe nisën transmetimet me sistemin dixhital, konfirmon në mënyrë të bujshme supremacinë që televizioni vazhdon të ketë në sistemin e informacionit në Shqipëri. Të parët që dhanë alarmin mbi "terrin" informativ të krijuar nga tranzicioni teknologjik , që gjeti papërgatitur pjesën më të madhe të telespektatorëve, ishin pikërisht mediat sociale dhe portalet. Pra mediat që pretendojnë se kanë zëvendësuar televizionin, ishin ato më të tërrorizuarat nga 24 orë të kaluara pa television, sepse pa gazetarë televizivë që prodhojnë lajme, media sociale nuk ka më ‘’bukë’’ për të debatuar. Pastaj u takoi politikanëve të lëshojnë alarmin, përfshi ata që besojnë me sy mbyllur në pushtetin universal të facbook-ut.
Sikleti i shtypjes së telekomandës dhe të mosgjetjes më kanalet televizive në pikën e saktë në të cilën e kishe lënë një ditë më parë, çoi në kaos një vend të tërë derisa detyroi Autoritetin e Medias (Ama), të bënte një hap prapa, edhe pse të sikletshëm, të guximshëm. Dhe kështu kalimi në sistemin dixhital u shty me 4 muaj, për t'i dhënë kohën të gjithë popullsisë të gjejë dekoderat dhe të minimizojë vështirësitë. Nuk mjaftoi vazhdimësia e internetit, apo hyrja e pandërprerë në facebook për të qetësuar atë mungesë: pa televizionet shqiptarët kuptuan se janë një popull i verbër, i shurdhër e mbi të gjitha i painformuar. Web dhe mediat sociale, që janë terren mbjellje i shumë ideve, por edhe i fakenews të pafundme, humbin çdo vlerë nësë ‘’mëma TV’’ për një moment pushon së ekzistuari. Jo vetëm politika nuk ka më zë, por edhe opinioni publik zhduket nëse ekranet televizive shuhen.
Politikanët ta kujtojnë mirë këtë, por duhet ta përsërisim ta kujtojmë mirë edhe ne gazetarët që shpesh nuk arrijmë të vlerësojmë rëndësinë dhe vlerën e profesionit tonë që na kërkon seriozitet, ndershmëri dhe përgjegjësi, pasi në këmbim duhet të pretendojë respekt. (c.b.)
xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.4%
-
Jo
11.1%
-
S'do votoj
8.4%
Vota total: 925
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas 28 vitesh në Zërin e Amerikës, gazetari Armand Mero emërohet drejtor i informacionit në Report Tv dhe Shqiptarja.com
2 Prill, 11:16
-
Belind Këlliçi përgënjeshtron Sali Berishën: Çfarë ambicie ka për të ardhmen e PD-së?
15 Mars, 12:06
-
Disa pyetje për gazetarët, prokurorët dhe gjyqtarët që shohin presion vetëm nga Erion Veliaj dhe kanë falur shantazhet publike të Sali Berishës dhe klanit të tij mediatik
14 Mars, 16:26
-
Kujdes! Gjykatës e prokurorë nuk mund të marrin përsipër çështje etike dhe morale të shoqërisë
12 Mars, 10:29
-
AMA tryezë për gjuhën e urrejtjes: Sfidë jo vetëm e medias, manipulon dhe provokon reagim emocional
5 Mars, 17:25
-
Ja se përse urdhri i Berishës për të qëlluar mbi shqiptarët nuk mund të fshihet pas propagandës dhe trumpizmit!
25 Shkurt, 12:39
-
Media dhe kujtesa, si raportohet për të kaluarën në Shqipëri! Vëzhgimi i IDMC: 'Report Tv', media që i kushton më shumë rëndësi së shkuarës
24 Shkurt, 14:11
-
Gara për një vend në listën e Berishës, çmendet edhe Jorida Tabaku ''e moderuara''
19 Shkurt, 15:59
-
Arben Ahmetaj vë në siklet Belind Këlliçin: A i financon Belinda Balluku protestat e tij kundër Erion Veliajt?
29 Janar, 15:05
-
SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë
23 Janar, 18:22
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Gjetjet e misionit ODIHR: Vëmendje tek financimi i fushatës, zbatimi i teknologjisë e mbulimi nga mediat e platformat online
15 Janar, 13:26