TIRANË- Ish-deputetit të ndjerë të PD-së, Sokol Olldashit i është dedikuar një këngë nga miku i tij i titulluar "Pa ty". Nëna e ish-deputetit, Kozeta Mamaqi është shprehur se kjo ka qenë një surprizë që e ka emocionuar shumë, aq sa nuk i ka manjtur lotët. 

Të dashur miq, nuk jam marë me statuse, por tani sapo mora nga një mik, mësues i histori-gjeografisë në shkollën “ Todi Koceli” të Selenicës, një link, të cilin dëshiroj ta ndaj me ju. Mësuesi quhet Ilia Bombaj. Linku ka një këngë , kushtuar birit tim, Sokolit nga një shok i tij i adoleshencës. Mësuesi ka qenë pjesë e komunitetit të përbashkët, kur unë kam qenë e internuar në qytezën e tyre dhe Koli ishte fëmijë i vogël. Ata e deshën Kolin, i cili nuk e harroi kurrë atë. Edhe unë e dua Selenicës e njerëzit e saj, sepse në të kam aq shumë kujtime , edhe me birin tim. I miri Ilia, me këtë dërgesë , më emocionoi gjer në lotë. Faleminderit, mik!”, shkruan në rrjetin social, Kozeta Mamaqi.

Ish-deputeti i PD-së, Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik më 20 nëntor të viti 2013. Pak javë më parë në nder të tij, u emërtua në një rrugë në Tiranë.