'Pa ty'/ Miku i adoleshencës i kushton këngë emocionuese Sokol Olldashit, reagon e ëma: Më emocionoi gjer në lotë

'Pa ty'/ Miku i adoleshencës i kushton këngë emocionuese Sokol Olldashit, reagon e ëma: Më emocionoi gjer në lotë

Ish-deputeti i PD-së, Sokol Olldashi

TIRANË- Ish-deputetit të ndjerë të PD-së, Sokol Olldashit i është dedikuar një këngë nga miku i tij i titulluar "Pa ty". Nëna e ish-deputetit, Kozeta Mamaqi është shprehur se kjo ka qenë një surprizë që e ka emocionuar shumë, aq sa nuk i ka manjtur lotët. 

Të dashur miq, nuk jam marë me statuse, por tani sapo mora nga një mik, mësues i histori-gjeografisë në shkollën “ Todi Koceli” të Selenicës, një link, të cilin dëshiroj ta ndaj me ju. Mësuesi quhet Ilia Bombaj. Linku ka një këngë , kushtuar birit tim, Sokolit nga një shok i tij i adoleshencës. Mësuesi ka qenë pjesë e komunitetit të përbashkët, kur unë kam qenë e internuar në qytezën e tyre dhe Koli ishte fëmijë i vogël. Ata e deshën Kolin, i cili nuk e harroi kurrë atë. Edhe unë e dua Selenicës e njerëzit e saj, sepse në të kam aq shumë kujtime , edhe me birin tim. I miri Ilia, me këtë dërgesë , më emocionoi gjer në lotë. Faleminderit, mik!”, shkruan në rrjetin social, Kozeta Mamaqi.

Ish-deputeti i PD-së, Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik më 20 nëntor të viti 2013. Pak javë më parë në nder të tij, u emërtua në një rrugë në Tiranë.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ska rendesi: 11/04/2021 07:36

    Dhe pak me duket se do ta deshmor mister 20% pysni qytetaret e durresit , po mire a nuk mor vesh qe i ndjeri ishte ne makine me gruan e tjetrit per cfare morali flitet po a u gjeten miliona euro ne llogari si ka mundesi ne tete vite te krijoj miliona euro,eshte mire qe te hiqet dore nga te tilla envrizma jepi cezarit ceshte e cezarit dhe zotit ceshte e zotit. , familja te rroje e ta kujtoj

    Përgjigju
  • &&&&&&: 10/04/2021 17:57

    Keshtu eshte kur bredh me kurva...cfar kenge leshi kendoni..apo do e beni hero ?

    Përgjigju
  • O tej: 10/04/2021 17:17

    E degjon vrasesi Berish ket kenge?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë