Pa vënë në dijeni askënd, Ish-kryeministri australian vetemërohet në krye të 5 ministrive

Pa vënë në dijeni askënd, Ish-kryeministri australian vetemërohet në krye të 5 ministrive

Scott Morrison

Një raport i publikuar së fundmi kritikon ashpër ish-kryeministrin australian Scott Morrison mbi faktin se ai në mënyrë të fshehtë u vetemërua në krye të pesë ministrive pa vënë në dijeni as anëtarët e kabinetit të tij qeverisës, një gjë të cilën ai e ka pranuar të ketë ndodhur.

Raporti u hartua nga ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë australiane Virginia Bell. Në të thuhej se veprimet e zoti Morrison dëmtuan besimin tek qeveria.

Gjatë gjithë periudhës së pandemisë së COVID-19, nga viti 2020 deri në vitin 2021, zoti Morrison nisi të drejtojë, pa dijeninë e askujt, ministrinë e punëve të brendshme, thesarit, shëndetësinë, financat dhe atë të burimeve natyrore.

Në një koment të bërë më parë prej tij mbi këtë çështje zoti Morrison ka thënë se ai po "drejtonte anijen" e qeverisë në një "kohë të jashtëzakonshme" të krijuar nga pandemia.

Por zonja Bell shkruan në raport se vetemërimet e zotit Morrison kishin "pak ose aspak lidhje" me COVID-19. Ajo bën gjashtë rekomandime për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë, mes tyre hartimin e ligjeve të reja për të bërë publike të gjitha ndryshimet në postet ministrore. Qeveria e kryeministrit Anthony Albanese tha do t’i zbatonte të gjitha rekomandimet.

Kryeministri Albanese u tha gazetarëve në Canberra të premten se veprimet e paraardhësit të tij ishin skandaloze, të pashembullta e të gabuara. Ai tha se ishin anëtarët e ish-qeverisë apo opozitës aktuale, ata që e bënë të mundur funksionimin e kësaj kulture fshehtësie.

Zoti Morrison, i cili tashmë shërben si ligjvënës i opozitës, mund të përballet me masa ndëshkimore në Parlamentin Federal. Në një deklaratë të lëshuar të premten, ai tha se i mirëprit rekomandimet e zonjës Bell dhe falënderoi ish-gjykatësen për kryerjen e hetimit.

Nënkryetarja e Partisë Liberale të opozitës u tha gazetarëve të premten se ajo do të mbështeste rekomandimet ligjore që propozohen në raport./VOA

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi