TIRANE - Prokuroria e Tiranës ka kërkuar një dënim prej 4 vitesh burg për Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i vënë nën akuzë për “shkelje të barazizë në tendera” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Në seancën e sotme gjyqësore, Prokuroria ka kërkuar që Mziut t’i hiqen të gjitha funksionet publike, si dhe të dënohet me burg për 4 vite lidhur me akuzat e ngritura.
Sipas pretencës së Prokurorisë “Xhelal Mziu nuk ka zbatur vendimet gjyqësore lidhur me vendosjen e taksave të padrejta.” Sipas Prokurorit të çështjes, “taksat vendore ndryshonin sipas dëshirës së Xhelal Mziut ku një herë uleshin një herë ngriheshin.”
Ndërkohë nga ana tjetër, Prokuroria ka kërkuar dënim me nga 1 vit burg edhe për juristin e bashkisë Kamës Atlis Hotin dhe drejtorin e tatimeve në këtë bashki Bujar Loshi, gjithashtu të akuzuar për shpërdorim detyre.
Po sipas Akuzës, Drejtori i Tatimeve Bujar Loshi ka shkelur ligjin për vendosje të padrejtë të taksave ndaj kompanisë “Gjoka Konstruksion” dhe “Albavia”. Ndërsa juristi Atlis Hoti ka abuzuar me detyrën duke mos dhënë dokumentet për kompani “Gjoka Konstruksion” e cila kishte fituar tenderin për rikonstruksionin e rruges "Zgjimi" në Kamëz.
Kreu i Bashkisë së Kamzës dhe dy zyrtarët e Bashkisë Bujar Loshi dhe Altis Hoti akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Xhelal Mziu braktis seancën Gjykata s'pranon ekspertin fiskal