TIRANE- “Paçe me gazeta” emisioni i sotëm i mëngjesit të sotëm në A1 REPORT! thumboi Henri Çilin, analistin e njohur i cili sot kishte publikuar analizën “Tri defekte paraprake të fushatës së Edi Ramës”.

"Henri Çili në mëngjes, në drekë në darkë, birrë, verë, paçe. Vetëm Henri Çili jeta jonë”- thotë Hervin Culi dhe banda e tij.

Ritëm, humor, ironi dhe batuta përcillet çdo mëngjes në A1 REPORT! nga Hervin Culi dhe banda e tij. Emisioni i përditshëm "Paçe me Gazeta" mbërthen para ekranit teleshikuesit, që duan të marrin vesh lajmet e ditës në gazeta.