Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë vënë nën hetim pas vdekjes së një pacienti 40-vjeçar, i cili kishte marrë trajtim në këtë spital dhe më pas ndërroi jetë në QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë.
Policia bën të ditur se ka proceduar në gjendje të lirë mjekët Genc Nurja, 53 vjeç, dhe Dhurata Uruçi, 68 vjeçe, për veprat penale “Mjekim i pakujdesshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Sipas njoftimit, dy mjekët dyshohet se kanë kryer mjekim të pakujdesshëm dhe kanë neglizhuar trajtimin e pacientit 40 vjeçar. Ai është dërguar më pas në QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim
-
Dhurata Uruci pensioniste shefe sherbimi ne kundershtim te plote me ligjin , ne 2016 person ne hetim ndjekje penale , kjo qenka doktoreshe perseritese paska deshire te perballet me organet ligjzbatuese , te hetohet......
Përgjigju









Komente
Komento