TIRANE- Ish-drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina në padinë e depozituar te Krimet e Rënda kërkon pezullimin nga detyra të Kryeprokurores Arta Marku dhe urdhërimin e kryerjes së ekspertizës psikiatriko-ligjore. Në kallëzim, Gina vlerëson se duhen ndërmarrë këto masa për të penguar vijimin e veprimtarisë antiligjore të kryeprokurores Arta Marku.
“
Referuar gravitetit te shpërdorimit te detyres te kryer nga ana e te kallzuares, me dashje direkte dhe me veprime aktive kriminale, duke perdhosur Kushtetuten dhe mosperfillur ligjin, referuar densitetit dhe vazhdimesise se veprimtarise kriminale te saj, te cilat demtojne vete interesat e ligjshme te shtetit, paraprakisht kerkojme qe, menjehere pas rregjistrimit te ketij kallzimi penal, ndaj personit te kallzuar, per shkak te rrezikshmerise se larte shoqerore te saj, te merret masa e sigurimit personal ndaluese, e «Pezullimit te Ushtrimit te detyres publike», te parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
Kerkojme qe, ne perputhje me percaktimet e nenit 44 te K.Pr.Penale, pas rregjistrimit te ketij kallzimi, nga ana e Prokuroreve te çeshtjes te urdherohet kryerja e nje ekspertimi psikiatriko ligjor, me qellim per te verifikuar gjendjen mendore te te kallzuares”, thuhet në padi.
Gjithashtu Gina kërkon edhe dëmshpërblim 100.000 lekë për cenim të personalitetit. “Duke mos patur per qellim pasurimin, ne kurriz te veprimeve kriminale te te kallzuares se paditur, por vetem me qellimin mbrojtjen e reputacionit, personalitetit dhe te vlerave profesionale, kerkojme detyrimin e te paditures qe te demshperbleje paditesin ne masen prej 100.000 leke”.
Kryeprokurorja e re e shkarkoi nga detyra ditën e djeshme Dritan Ginën, ndërsa ky i fundit e kundërshtoi vendimin, pasi sipas tij nuk është i bazuar në ligj dhe Marku ka kryer shkelje duke e paditur për shpërdorim detyre. Përpos tij kallëzim ka bërë edhe gruaja e Ginës, Rovena Gashi po e shkarkuar nga detyra si drejtuese e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë.
Gashi e depozitoi kallëzimin dje, ndërsa bashkëshorti i saj sot në mëngjes. Çifti Gina-Gashi ishin emëruar në pozicionet e mëparshme nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe njiheshin si krahu i djathtë i tij, por pas ardhjes së Markut janë shkarkuar.
Faksimile e padisë së Dritan Ginës ndaj Arta Markut, ku kërkon pezullimin dhe kryerjen e një ekspertize psiko-ligjore
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.8%
-
Gafë
51.4%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në Nju Jork
10 Janar, 08:16
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet amerikane të platformës, premtojnë forcimin e privatësisë dhe besimin e përdoruesve
10 Janar, 07:34
-
Zjarret në SHBA, pamjet satelitore tregojnë si ishte Los Anxhelos para dhe pas shpërthimeve të flakëve masive (FOTO)
10 Janar, 07:21
-
SHBA/ Zjarret në Los Anxhelos, shkon në 10 bilanci i viktimave! Flakët dalin jashtë kontrollit, rrugë dhe lagje të tëra të shkatërruara
10 Janar, 07:13
-
Spanjë/ Goditje e trafikut të drogës në Vigo, 9 të arrestuar, shumica shqiptarë! Kapet 1.1 ton kokainë
10 Janar, 07:07
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19