Ministria e Mbrojtjes ka paditur në gjykatën e Tiranës Partinë Demokratike të Shqipërisë. Padia e Mimi Kodhelit është regjistruar në sekretarinë e gjykatës në datën 26 nëntor të këtij viti, e cila mban numrin 16016. Ndërkohë që subjekti i paditur është PD.
Sipas padisë civile, PD, nëpërmjet disa daljeve publike i ka shkakuar një dëm jo pasuror institucionit të ministrisë së Mbrojtjes, dhe për këtë kërkon si dëmshpërblim një shifër qesharake prej 10 mijë lekë të vjetra.
Nuk dihet me saktësi se për çfarë deklaratash bëhet fjalë, pasi dhe vetë Ministria e Mbrojtjes nuk pranoi të japë asnjë shpegim rreth kësaj padie që ministria Mimi Kodheli ka ngritur në Gjykatën e Tiranës. Pritet që në ditët në vijim në Gjykatën e Tiranës të nisë procesi gjyqësor për këtë çështje.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com