/ATSH/.- Mbi 2 mijë e 500 nënshkrime janë mbledhur deri në orët e pasdites (16:00) të ditës së djeshme, përmes të cilave do të ngrihet kallëzim penal ndaj Aleksander Jabllanoviq.
Sipas KosovaPress, deri në fund të javës planifikohet të mblidhen 20 mijë nënshkrime.
Kallëzimi penal ngrihet për fyerje, nxitje nacionaliste, keqpërdorim të detyrës zyrtare etj.
Pas mbledhjes së nënshkrimeve, ato do të dërgohen tek kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, tek Avokatit të Popullit dhe tek kryeministri, Isa Mustafa.
Nëse nuk ndërmerret diçka shpejtë pas dorëzimit së nënshkrimeve, Shkëndije Hoda nga Këshilli i Shoqërisë Civile, thotë për KosovaPress, se do të shkojnë deri në Gjykatën Kushtetuese.
Në këtë iniciativë janë të përfshirë shoqëria civile, studentë të kolegjeve private, Kuqezinjtë e Jakovës, 'Thirrjet e Nënave", përfaqësues të partive politike që vijnë nga kjo komunë, përfaqësues të veteranëve të luftës dhe të organizatave Jo qeveritare që veprojnë në Gjakovë.
/Shqiptarja.com