Padia për 1 lek, shtyhet për
më 23 qershor gjyqi Doshi-Braho

TIRANË -Deputeti Tom Doshi rikthehet sërish në gjykatën e lartë dhe kërkon që padia e tij ndaj deputetit Spartak Braho të shqyrtohet para zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.
Doshi ka paditur Brahon për shpifje ku i kërkon 1 lekë dëmshpërblim, por Kolegji Penal ka vendosur që gjithçka të shqyrtohet më 23 qershor kjo për shkak se në seancën e sotme Braho nuk ishte pranishëm.

Pasi ka lënë ambientet e Gjykatës së Lartë, Tom Doshi mohoi një mundësi pajtimi me Brahon.
“Është zgjedhje e tij. Unë nuk pajtohem me mostra si ai, ai është mostër. Hetimet ende nuk janë mbyllur ”, - tha Doshi.

Pyetjes se përse i ka kërkuar 1 lek dëmshpërblim Spartak Brahos, Doshi në mënyrë ironike i është përgjigjur se është fukara dhe nuk do ta dëmtojë. “Ngaqë është fukara ndaj dhe i kërkova 1 euro që të mos e rëndoj”, - tha Doshi.
Në lidhje me qëndrimin e Prokurorisë se hetimet për atentatin e inskenuar nga Doshi, Frroku e Bami janë mbyllur vetë deputeti i përjashtuar nga PS dhe avokatët e tij deklaruan se kjo është e pavërtetë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej