Paditi KZAZ-të, por a do e lirojë zyrën në 13 Gusht? Voltana Ademi: Prisni se do të ketë zhvillime

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka depozituar sot në prokurori një kallëzim penal kundër katër KZAZ-ve në këtë bashki, 2,3,4 dhe 5 për krime zgjedhore për procesin e 30 Qershorit, zgjedhje të cilat opozita jo vetëm i bojkotoi, por tentoi edhe ti bllokonte.

Ademi kallëzoi sipas saj parregullsitë e konstatuara gjatë procesit të votimeve. Pas daljes nga prokuroria, kryebashkiakja e Shkodrës deklaroi se qytetarët presin drejtësinë. "Kuptohet që prokuroria duke hetuar mund të shohë edhe vepra të tjera, por ne i kemi dorëzuar faktet që kemi. Sot njerëzit duan që drejtësia të bëhet realitet" tha ajo.

E pyetur nëse në datë 13 Gusht do ia lirojë zyrën kryetarit të ri të zgjedhur në 30 Qershor, Valdrin Pjetri, ajo u shmang duke thënë se 'Zhvillime të tjera priten prandaj mendoj që t'ia lëmë secilës ditë zhvillimet" tha ajo.

Mes bashkisë së Shkodrës dhe policisë së shtetit ka pasur një luftë padishë në gjykatë për procesin zgjedhor të 30 Qershorit, pasi me urdhër të Voltana Ademit u mbyllën shkollat ku ishin vendosur KZAZ-të, ndërsa u hapën me forcë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shk: 17/07/2019 20:06

    More fun maj drit dilli

    Përgjigju
  • Oso Dobraci: 17/07/2019 17:58

    Markun mire e ke o shkine? Me te banit orgji ne Bashki tash shko me dhi.

    Përgjigju
  • ERP: 17/07/2019 16:35

    Zhvillimet per ty i kemi pare me kohe. Turp per Shkodren te perfaqsohej nga ti

    Përgjigju
  • shqupisti leshelise: 17/07/2019 15:48

    Mbasi e perdhose Shkodren per 4 vjet te erdhi fundi o vegel Shqupiste

    Përgjigju
  • Hasani: 17/07/2019 15:16

    Behu edhe ti trimereshe si Shote Galica.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura