GJKKO ka pranuar ankiminim e Fredi Belerit për vendimin e SPAK, i cili vendosi mosfillimin e procedimit penal të bërë nga kryetari i zgjedhur i Himarës, kundrejt dëshmitarit Arsen Rama.
Fredi Beleri paditi Arsen Ramën më 9 tetor 2023, për deklaratë të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore.
Arsen Rama, denoncoi Fredi Belerin dhe bashkëpunoi me prokurorinë, dhe pohoi se nga Fredi Beleri, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” si dhe persona të tjerë të shtabit elektoral i ishin ofruar shuma monetare për blerjen e votave, thuhet në dosjen e SPAK.

Arsen Rama ka deklaruar se ishte i gatshëm të kryente veprime simuluese dhe atë ditë ka lidhur marrëveshjen e bashkëpunimit me prokurorinë.
Njoftimi i GJKKO-së
'1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, të bërë ndaj shtetasit A.R për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b të Kodit Penal, ka regjistruar kallëzimin penale Nr. 211 të vitit 2023.
2. Pas vlerësimit të kallëzimit penal të sipërcituar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 11.10.2023 vendosi: “Mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin penal Nr. 211 datë 09.10.2023 të depozituar nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri. Ky vendim i njoftohet kallëzuesit, i cili ka të drejtën e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve nga marrja dijeni.”.
3. Vendimi i mësipërm është ankimuar në Gjykatë nga kallëzuesi më datë 23.10.2023. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore në respektim të nenit 291 pika 3 të K.Pr.Penale. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 75/a, 112, 290 dhe 291 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 305/b të Kodit Penal, duke vlerësuar se Prokuroria e Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga ankuesi Dhionisios Alfred Beleri, me vendimin Nr. 426, datë 28.12.2023, vendosi:
1. Pranimin e ankimit të paraqitur nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri.
2. Shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket kallëzimit Nr. 211 datë 09.10.2023”, datë 11.10.2023.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.'- njofton GJKKO.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik dhe kërkon lirimin për të kryer betimin.
Komente


N.q.s keni nje fije gjak shqiptari jo vetem te mos lirohet por dhe te denohet Beleri jo me shume per votat se sa per perfshirjen ne vrasje.
Përgjigju