TIRANE - Vendimi i firmosur nga pesëshja gjyqësore e Shkalles së Parë për Krimet e Rënda që shpalli të pafajshëm Arben Frrokun lidhur me akuzën e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj pritet t'i nënshtrohet verifikimit nga ana e inspektoreve të KLD-se për mënyrën e zbatimit të procedurës. Vendimi i firmosur nga pesëshja gjyqësore e shkalles së parë për krime e rënda që shpalli të pafajshëm Arben Frrokun lidhur me akuzën e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj pritet ti nënshtrohet verifikimit nga ana e inspektoreve të KLD-se për mënyrën e zbatimit të procedurës.
Verifikimi është kërkuar nga prokuroria e përgjithshme dhe do të nisë pas zbardhjes së vendimit te Apelit që riktheu në burg të përjetshëm Frrokun. Burime nga KLD thanë për A1 Report se verifikimi i procedurave është kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Burime nga KLD thane se Inspektoreve të këshillit do tu duhet të presin edhe pak për të zhvilluar një verifikim të plotë, kjo për faktin se ende nuk është bërë zbardhja e vendimit të Gjykatës se Apelit për krime të rënda që e riktheu në burg të përjetshëm Arben Frrokun duke prishur vendimin e shkallës së parë. Prokuroria ka kerkuar ndëshkimin e trupit gjykues qe dha pafajesi per frrokun, vendim te cilesuar te padrejte.
Per KLD verifikimi është në vijim dhe për përfundimin e tij do të behet krahasimi i dy vendimeve për të dale në një konkluzion më të qartë. Këto konkluzione do të dalin brënda një muaji, ndërsa për të qënë me të plota do të verifikohet edhe rekursi qe pala mbrojtëse pritet të depozitoi në Gjykatën e lartë kundër vendimit të Apelit. Ndërkohë vendimi i Apelit për Arben Frrokun nuk është ekzekutuar ende nga policia për faktin nuk është gjetur në adresën e dhënë prej tij. Pas vendimit të Apelit dy ditë më parë avokati Genc Gjokitaj deklaroi se nuk ka dijeni ku ndodhet klineti i tij.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO