Paga maksimale pritet të arrijë në 131 mijë lekë, bashkë me pagën minimale do paguhen 37 milionë euro taksa më shumë në 2021

Paga maksimale pritet të arrijë në 131 mijë lekë, bashkë me pagën minimale do paguhen 37 milionë euro taksa më shumë në 2021

Foto ilustruese

Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore. Burime nga Ministria e Financave pohuan se ende nuk është vendosur, por paga maksimale pritet të rritet me 15%.

Një rritje e tillë do ta çonte pagën maksimale nga 114.7 mijë lekë, që është sot, në rreth 131 mijë lekë. Rritja e pagës maksimale pritet që të shtojë automatikisht pagesën për sigurimet shoqërore, e cila ndahet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Me pagën aktuale, prej 114.7 mijë lekë, sigurimet e paguara në total janë rreth 31.9 mijë lekë. Nëse ajo shkon 131 mijë lekë, atëherë sigurimet që do të paguhen nga punëdhënësi dhe punëmarrësi do të jenë 36.5 mijë lekë, ose 4,500 lekë në muaj më shumë, (54 mijë lekë në vit) me një rritje prej rreth 14%.

Sipas të dhënave të INSTAT, 4.6% e të punësuarve kontribuues në vend kanë një pagë mbi 120 mijë lekë, në fund të tremujorit të dytë 2020.

Rritja e pagës maksimale reflekton atë të pagës minimale, që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të shkojë në 30 mijë lekë, nga 26 mijë lekë që ishte më parë. Po sipas INSTAT, 27% e të punësuarve kontribuues në vend paguhen më pagë minimale.

Në total, ka 660 mijë të punësuar me kontribute në vend, nga të cilët rreth 74% janë të sektorin privat jo bujqësor. Nga totali i të punësuarve, rreth 30 mijë persona paguhen mbi 120 mijë lekë. Për këta persona do të paguhet (nga punëdhënësi dhe punëmarrësi) maksimumi 4,500 lekë më shumë çdo muaj (54 mijë lekë ne vit) ose në total 1.2-1.6 miliardë lekë më shumë (rreth 10-13 milionë euro) për vitin 2021.

Ndërsa me pagë minimale paguhen rreth 178 mijë të punësuar në vend, për të cilët pagesa e sigurimeve do të rritet me rreth 1,100 lekë në muaj, (13.3 mijë lekë në vit). Ministria e Financave ka llogaritur në projektbuxhetin 2021 se efekti i rritjes së pagës minimale në buxhet do të jetë rreth 3 miliardë lekë, ose rreth 24 milionë euro.

Si rrjedhojë, nga rritja e pagës minimale dhe maksimale në 2021, punëdhënësit dhe punëmarrësit do të paguajnë në total rreth 37 milionë euro më shumë taksa mbi pagën. /Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • One: 10/11/2020 09:13

    Rrit taksat akoma me shume per shtresen e mesme (e vetmja qe i paguan te gjitha taksat) nderkohe qe pagat nuk rriten (as me normen e inflacionit). Strategji e bukur per te debuar nga Shqiperia ata qe i duhen aq shume. Mungese idesh dhe strategjie se si mund te zhvillohet vendi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja