Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje!

“Kemi rritur pagat e magjistratëve në mënyrë stratosferike për normat dhe nivelin e pagave tona, me vullnet të plotë dhe me arsyetimin se një reformë në drejtësi dhe nevoja për të vendosur në barrikadën e drejtësisë së re një grup magjistratësh të motivuar e bënte të domosdoshme. Kështu, ne kemi prishur piramidën e pagave.

Me cilën logjikë ju kërkoni, dhe kushdo tjetër kërkon, që sa herë të rriten pagat këtu, të rriten edhe te ju? Të thuash që mua më ulet paga pse nuk më rritet edhe mua, ndërkohë që unë jam në nivelin këtu, mbi piramidën, dhe të thuash ‘sa herë u rritet të tjerëve, do të më rritet edhe mua, se më cenohet cilësia e jetës’, është lajthitje.

Pikërisht për arsye se pushteti legjislativ është i pavarur, çdo kushtetutë demokratike ka përcaktimin: paga e gjyqtarëve nuk mund të ulet. Pse? Sepse Kushtetuta ka parasysh tensionin që krijohet mes pushteteve.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Pagat e magjistratëve/ Rama paralajmëron ligj të ri: Duhet të balancojmë piramidën e pagave, jemi në konsultime me Këshillin e Europës