Pagat e reja në Bashkinë e Tiranës
familjet që marrin bonus qiraje

Pagat e reja në Bashkinë e Tiranës<br />familjet që marrin bonus qiraje
Mes vendimeve që pritet të miratohen ditën e sotme në Këshillin Bashkiak janë edhe ato për pagat e reja për konviktet e shkollave, por edhe lista e familjeve që do përfitojnë bonus qiraje.

Gazeta sjell sot vendimet e plota për strukturën e re tëp agave, por edhe për familjet që do t’ju subvecjonohet qiraja.
 
156 emrat që përfitojnë bonus qiraje 100 % bonus qiraje për familjet me nevoja specifike: jetimët që jetojnë në konvikte, gratë e dhunuara, komuniteti rom e egjiptian, familjet e shpronësuara në zona të ndryshme, familje një prindërore, familje të përbërë nga anëtarë të moshës së tretë, familjet në gjakmarrje dhe ato në situatë rruge.

Nisur nga fakti se numri i kërkesave të familjeve në nevojë për trajtim me strehim për subvencionimin e qirasë së banesës është shumë in lartë dhe në rritje dhe nga ana tjetër nuk kemi zyrtarisht të dhëna mbi vlerën e çmimit të qirave minimale në treg, kërkojmë vlerësimin por miratim të listës emërore të familjeve për trajtim me bonus strehimi.

Pranë drejtorisë së strehimit social kanë dorëzuar dokumentacionin për të përfituar nga kjo alternativë 240 familje qytetarë. Të gjithëve iu është kërkuar të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, i cili është shqyrtuar nga specialistët në drejtorinë e strehimit social dhe më pas në komisionin e strehimit. ky i fundit vendosi të dërgojë për miratim në këshillin bashkiak 156 aplikimet e përzgjedhura për të përfituar masën e subvencionimit të qirasë (bonus strehimi) ku nga këto 39 janë përfitues të subvencionit me 100%. Bashkia e Tiranës, në kuadër të përmbushjes së detyrave dhe funksionit të saj me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve si dhe në përputhje me politikat e saj është duke zbatuar një sërë projektesh me synim përmirësimin dhe cilësinë e kushteve të jetesës së kategorive të ndryshme sociale.

Për këtë arsye, do të mbështeten me bonus strehimi duke subvencionuar 100% masën e qirasë së banesës pasi janë familje që jetojnë në banesa që preken nga këto investime: zona e bregut të lumit, zona e sharrës, familje që jetojnë në ambientet e konvikteve te shkollës hoteleri turizëm, familje me probleme social ekonomike dhe shëndetësore si dhe familje të shpronësuara.

Aplikantët të cilët nuk u përzgjodhën nga komisioni i strehimit për shqyrtim në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak janë kryesisht familje që kanë rezultuar me mungesa në dokumentacionin e dorëzuar (edhe pse është kërkuara nga ata e drejtorisë së strehimit social plotësimi9 i dokumentaciont, përsëri aplikimet kanë rezultuar me mangësi). Lista e qytetarëve e mungesa rezulton të jetë e përbërë nga 84 me dokumentacion jo të rregullt. Efektet financiare për 156 familje të cilat rezultojnë me dokumentacion të plotë do të përballohen nga fondi për bonuset e strehimit të parashikuar në buxhetin e bashkisë së Tiranës në shumën prej 1.620.760 lekë në muaj.

tabelat bashkia

tabelat bashkia

bashkia

bashkia

bashkia

tabelat bashkia

tabelat bashkia

tabelat bashkia

tabelat bashkia

tabelat bashkia

tabelat bashkia

bashkia

bashkia

bashkia

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'