Taksat e reja për pagat, ja sa do t'u mbajë shteti punonjësve dhe bizneseve

Ndryshimet më të fundit të rregullave mbi taksat, të përfshira në Paketën Fiskale 2019, kanë hyrë tashmë në fuqi nga 1 janari. Ndër to, ai çka u intereson më shumë pjesës më të madhe të të punësuarve dhe bizneseve është ndryshimi në rregullat e taksimit të pagave. Kjo, pasi, ndërkohë, me një Vendim të Këshillit të Ministrave, ka ndryshuar në rritje edhe paga minimale. Nga data 1 janar 2019, paga minimale është bërë 26.000 lekë. Deri tani ishte 24.000 lekë në muaj. Por kjo shoqërohet automatikisht edhe me rritjen e pagës maksimale. Kjo rritje ndikon në të ardhurat neto, por edhe në pagesat e sigurimeve shoqërore.

Pagat

Tatimet kanë sqaruar se paga maksimale pёr efekt tё kontributeve shoqёrore indeksohet nё tё njёjtёn kohё dhe nё atё masё qё indeksohet edhe paga minimale nё shkallё vendi. Paga minimale është rritur me rreth 8.3% (nga 24.000 në 26.000 lekë), kjo nënkupton që edhe paga maksimale rritet me rreth 8.3%, duke shkuar në 114.670 lekë, nga 105.850 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 8.820 lekësh.

Tatimet sqarojnë se paga bruto mujore, që njihet nga shteti pёr efekt tё llogaritjes sё kontributeve tё sigurimeve shoqёrore, do tё jetё si mё poshtё vijon: Jo mё pak se sa paga minimale mujore, e barabartё me 26.000 lekё dhe deri nё 114.670 lekё, pёr personat e punёsuar. Jo mё pak sesa paga minimale mujore, e barabartё me 26.000 lekё dhe sipas pёrcaktimit tё vetё personit, deri nё 114.670 lekё, pёr personat e vetёpunёsuar. Ajo do të jetë e barabartё me pagёn minimale mujore prej 26.000 lekёsh, pёr punonjёsit e papaguar tё familjes, me tё cilёt i vetёpunёsuari punon dhe bashkёjeton ligjёrisht.

Taksa

Ndërkohë, kufiri i tatimit të pagës (taksimi i Të Ardhurave Personale - TAP) me koeficientin më të lartë – 23 për qind - me ligj të miratuar nga Kuvendi, nga 130.000 lekë në muaj, shtyhet në 150.000 lekë.
Tabela e mëposhtme përllogarit efektet e këtyre ndryshimeve, nën efektin e kombinimit të amendimeve të bëra në ligj, si dhe të VKM-së së re mbi pagën minimale. Për pagat nga 0 - 105.850 lekë (paga e vjetër maksimale), del se nuk ka ndryshim në përllogaritjen që bëhet për efekt taksash. Ato do të taksohen njësoj si më parë. Për pagat nga 105.850 - 130.000 lekë, rezulton se përkeqësohet pozita e punëmarrësit, sepse ai paguan më shumë kontribute dhe merr më pak pagë neto, ndërkohë që përkeqësohet edhe pozita e punëdhënësit, sepse paguan më shumë kontribute.
Për pagat mbi 130.000 lekë, punëmarrësi vazhdon të paguajë krahasimisht më shumë kontribute, por pozita e tij përmirësohet nën efektin e uljes së TAP-it, ndërsa punëdhënësi vazhdon të paguajë krahasimisht më shumë kontribute.

Për t`u mbajtur në konsideratë është detyrimi ligjor për disa kategori, të cilat përllogarisin pagat e tyre nominale kundrejt pagës minimale, si psh. shoqëritë e ruajtjes fizike, të cilat llogarisin pagën e tyre minimale si 1.5 herë pagën minimale kombëtare (ose 39.000 lekë në muaj në këtë rast).

Kontributet

Paga minimale nё shkallё vendi prej 26.000 lekё e lart shёrben edhe pёr llogaritjen dhe pagimin e kontributeve tё detyrueshme tё sigurimit shoqëror dhe shёndetёsor. Kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi dhe paga maksimale indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi, përfundon njoftimi i tatimeve.

 

Tabela është përgatitur nga Easy Tax Consult

Tabela është përgatitur nga Easy Tax Consult
Tabela është përgatitur nga Easy Tax Consult

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër