Pagat zyrtare, ndërtimi, bujqësia, tregtia, shërbimet dhe industria paguajnë nën mesataren

Pagat zyrtare, ndërtimi, bujqësia, tregtia, shërbimet dhe industria paguajnë nën mesataren

Foto ilustruese

Presionet për rritjen e pagave në ekonomi janë shtuar si nga kushtet e reja në tregun e punës ashtu edhe nga qeveria, e cila në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale kanë vënë rritjen e pagave si kryefjalë. Të dhënat nga pagat zyrtare që deklarohen në tatime tregojnë se punonjësit në katër aktivitete kryesore ekonomike e kishin pagën mesatare mujore më të ulët se paga mesatare në shkallë vendi. Sektori i industrisë, sektori shërbimeve bashkë me transportin, ndërtimi dhe bujqësia në tremujorin e fundit 2022 e kishin pagën mesatare për punonjës nën 66,014 lekë (paga mesatare mujore bruto në shkallë vendi në tetor-dhjetor 2022), sipas INSTAT.

Ndërsa katër aktivitete të tilla si; Tregjet financiare, Informacioni dhe Komunikimi, Administrata Publike, Artet dhe Argëtimi kishin pagën mujore më të lartë se paga mesatare. Edhe administrata publike paguhet mbi mesataren e vendit. Nivelin më të ulët në raport me pagën mesatare vazhdon ta ketë sektori i bujqësisë. Paga në këtë sektor ishte sa 64.2 për qind e pagës mesatare në tremujorin e fundit të vitit. Paga mujore bruto në bujqësi shënoi 42,428 lekë në tremujorin e fundit dhe pavarësisht rritjes më të lartë se në të gjithë sektorët e tjerë hendeku me pagën mesatare mbetet i lartë. Pagat mesatare mujore bruto në sektorin e ndërtimit u raportua në 41,025 lekë në tremujorin e fundit të vitit 2022, duke shënuar 77.3% të pagës mesatare.

Sektori i ndërtimit karakterizohet nga një nivel i lartë informaliteti si në punë e zezë si në nëndeklarimin e pagave. Studime të ndryshme kanë treguar se informaliteti në këtë sektor arrin deri në 60%. Paga mujore mesatare bruto në sektorin e tregtisë, transportit dhe shërbimeve shënoi 53,178 lekë, ose sa 80.5 për qind e pagës mesatare në shkallë vendi. Në sektorin e industrisë paga mesatare ishte sa 86.5 për qind e pagës mesatare. Të dhëna të INSTAT tregojnë se rreth 65 për qind e të punësuarve në vend paguhen më pak se mesatarja referuar pagave zyrtare të deklaruara në tatime.

Me 1 prill hyn në fuqi ligji për rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë nga 34 mijë lekë që është aktualisht. Kjo është rritja e tretë në harkun kohor të një viti me një total rreth 33%. Rritja e pagës minimale do të krijojë një rritje zinxhir në nivelet më të larta, por prodhuesit shqiptare po ankohen për kostot e larta po i bëjnë prodhimet shqiptare jo konkurruese në tregjet ndërkombëtarë./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar