Se shpejti do të fillojnë pagesat për fermerët që merrën me kultivimin e duhanit. Ministria e Bujqësisë bën me dije se Kompania Mika Korca ka disbursuar këstin e parë prej 580 000 euro për pagesat e fermerëve duhan-kultivues, kryesisht në zonën e Dumresë, Elbasan.
Shlyerjen e detyrimeve ndaj fermerëve që merren me kultivimin e duhanit do të nisë me 25 korrik. Këtë vit, vonesa me pagesat ndaj kultivuesve të duhanit ka shkaktuar mjaft pakënaqësi.
Ministria e Bujqësisë bën të ditur se edhe disbursimin i dy kësteve të tjera, do të respektojë afatet e parashikuara në marrëveshjen kontraktuale për shlyerjen e shumës totale deri më 31 Gusht 2016.
Shtimi i operatorëve grumbullues dhe ndryshimet ligjore që pritet të miratohen në Parlament do të bejnë të mundur që të mos ketë më vonesa për pagesat e fermerëve që merrën me kultivimin e duhanit.
Redaksia Online
(Al.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com