Pagjumësia, si mund
t’i shpëtoni pa ilaçe

Pagjumësia, si mund<br />t’i shpëtoni pa ilaçe
TIRANE - Na ndodh shpesh që të shohim persona që vuajnë nga pagjumësia. Insomnia ose pamundësia për të mos na zënë gjumi, ka disa arsye. Por, cilat janë shkaqet që na bëjnë të mos kemi gjumë? Çfarë duhet të bëjmë kur nuk na zë gjumi? Për këto dhe shume probleme të tjera që lidhen me gjumin në kemi pyetur Prof. Dr. Ali Kuqo, neurolog në klinikën Ikeda.
 
Pse shkaktohet pagjumësia?
Pagjumësia në vetvetë nuk është një sëmundje e mirëfilltë. Gjumi është një pjesë e jetës biologjike për qeniet e gjalla. Në mënyrë të veçantë për njeriun është një nga ato pjesë të jetës së njeriut që pa gjumë nuk mund të ekzistosh. Domethënë mund të jetosh pa gjumë një farë kohe, por jo shumë të gjatë. Normalisht njeriu duhet të flejë një të tretën e 24-tër orëshit, pra rreth 8 orë në 24-tër orë duhet të flejë gjumë që të këtë shëndet të mirë.

Gjumi vlen për rigjenerimin e aktivitetit të trurit dhe të organizmit në përgjithësi, pra bëhet një çlodhje gjatë gjumit për të pasur energji per aktivitetin e ditës së ardhshme. Ndërsa pagjumësia është një shqetësim që shkakton të të gjithë njerëzit pa diferenca. Pagjumësia ka shumë shkaqe, nga e cila ajo vjen që janë si psikologjikë ashtu dhe fizik. Një lodhje e tepruar mund të ndodhë që të flesh më shumë se zakonisht, por një lodhje e tepruar mund të japë në disa rase edhe prishje të gjumit, pagjumësi.

Në kemi raste kur punojnë njerëzit me turne, të cilët janë të detyruar të flenë ditën dhe të punojnë natën. Atëherë shkaktohen edhe shqetësime të këta presona, sepse nuk ambientohen dot lehtë, ngaqë janë mësuar të flenë gjithmonë natën. Ndërsa, kur detyrohen të flenë ditën dhe të mos flenë natën, shfaqen shqetësime të ndryshme si dhimbje koke, marrje mendsh dhe shumë të tjera që nuk janë sëmundje në vetvete, por rregullohen me rregullimin e regjimit të gjumit.

Ndërsa shkaqet psikologjike janë më të shpeshta që mund të shkaktojnë pagjumësinë. Si një tronditje e një emocion të fortë mund të shkaktojnë pagjumësi, sidomos problemet me stresin mund të shkaktojnë pagjumësi dhe i sëmuri gjatë natës nuk fle por rri dhe mendon këto shqetësime që ka patur gjatë ditës.

Qëndrimi përpara televizorit, para se të flesh ndikon në pagjumësi?
Ajo është individuale, ka njerëz që televizori mund ti tërheqë dhe i lë pagjumë. Ka të tjerë pastaj që i zë gjumi duke parë televizor.

Ju thatë që pagjumësia sjell marrje mendsh, dhimbje koke përveç këtyre çfarë problemesh të tjera sjell pagjumësia?
Pagjumësia mund të sjellë shumë shqetësime, sidomos në drejtim të aktivitetit intelektual. Në qoftë se rri pa gjumë për një kohë të gjatë, atëherë jemi të detyruar të frenojmë aktivitetin intelektual për të zëvendësuar kohën e gjumit. Kjo është kryesore  në rastin e pagjumësisë. Ndërsa, aktivitetin fizik gjithashtu e redukton sepse ka nevojë për gjumë.

Çfarë është narkolepsia?
Narkolepsia është një çrregullimi i gjumit. Quhet ndryshe edhe sëmundje e gjumit, kur i sëmuri fle në çdo vend që ndodhet. Këto janë kriza narkolepsie që futen në grupin e epilepsive dhe për këtë arsye quhet edhe narkolepsia. Në qoftë se i sëmuri është në një mbledhje, në qoftë së është në një ambient të përshtatshëm për gjumë e zë gjumi menjëherë, ndërsa të tjerët nuk i zë gjumi.

Këta persona i zë gjumi duke ngrënë, duke qëndruar, duke zhvilluar aktivitetë të ndryshme, madje mund ti zërë edhe duke ecur. Kjo është ajo sëmundje që quhet narkolepsia. Narkolepsia është një sëmundje që do një medikament që është pak nxitës për trurin, në mënyrë që të mos të lëre që të flesh shumë, por nuk është sëmundje që shërohet dhe nuk ka ndonjë rrezik.

Si ndikon pagjumësia në jetën dhe në organizmin e njeriut?
Personat që rrijnë shumë vonë duke punuar në kompjuter, mund të kenë më shumë probleme, si mungesë oreksi, mund tu bjerë edhe të fikët. Pagjumësia sjell edhe shqetësime trupore, fizike edhe shqetësime psikologjike edhe sëmundje.

Ju thatë që pagjumësia shkakton sëmundje, çfarë sëmundjesh shkakton ajo?
Pagjumësia mund të jetë një nga faktorët kryesor që mund të shkaktojë krizën epileptike, por edhe rënia e të fikëtit që shkaktohet nga pagjumësia. Praktikisht ka disa të sëmurë që vuajnë nga pagjumësia dhe kur rrinë pa gjumë i kap më shumë kriza. Në qoftë se këta të sëmurë që vuajnë nga epilepsia flenë rregullisht kriza i kap më pak.

Cilët janë më të prekur meshkujt apo femrat nga pagjumësia?
Për sa i përket përkatësisë së gjinisë, pagjumësia nuk ka dallim në meshkuj apo femra. Pagjumësia mund të prekë njësoi si meshkuj edhe femrat. Pagjumësia nuk ka lidhje fare me gjininë, ajo varet nga rrethanat dhe shkaqet që i përmendëm më lartë.

Po moshat më të prekura nga pagjumësia cilat janë?
Në lidhje me moshat që vuajnë më tepër nga  pagjumësia janë moshat më të rritura. Të fëmijët pagjumësia është shumë e rrallë. Kurse të të rriturit është me e shpeshtë dhe sidomos të moshat e kaluara.

Pse ndodh kjo?
Kjo ndodh sepse të moshat e rritura, problemet emocionale, problemet psikologjike janë më të prekshme dhe mund të ndodhë që të ketë pagjumësi. Ndërsa, për moshat e kaluara pagjumësia vjen sepse i moshuari ka kaluar gjithë jetën me gjumë dhe aktivitete të tjera, ku në pleqëri nuk ka nevojë për shumë gjumë, ngrihet më shpejtë se të tjerët. Përdor kafen më shumë, që është edhe nxitës i pagjumësisë.

Pra kafja ndikon në pagjumësi?
Po kafja ndikon, kafja është një ndër preparatet që e nxisin sistemin nervor e gjallërojnë dhe kështu japin dhe pagjumësi. Por edhe kjo është individuale.

Gërhima, ka lidhje me pagjumësinë?
Gërhima nuk ndikon në pagjumësi. Gërhima ka lidhje me pozicionin e kokës gjatë të fjeturit, ka lidhje me gjëndrat që ndodhen në hundë, në kanalin e hundës që kalon për në grykë. Gërhima ndodh dhe të personat që janë me qafë të shkurtër, të këta persona është me e shpeshtë gërhima. Është edhe një sëmundje slipapneja, që shkakton ndërprerjen e frymëmarrjes nga gërhitja që është e shpeshtë të këta presona që gërhasin.

Somnanbula, ecja në gjumë nga se shkaktohet?
Somnambulizmi është ecja në gjumë. Nuk dihet shkaku pse ndodh, disa e fusin në format e epilepsisë. Sepse ka somnanbulizëm epileptik, ka edhe somnanbulizëm funksional që nuk është sëmundje por është të njerëzit që mund ta provokojnë me anën e të menduarit. Kurse ata që e kanë sëmundje ngrihen natën, bëjnë veprime krejtësisht të rregullta. Madje mund të ecin edhe traun e ekuilibrit pa u rrëzuar, pastaj mund të kthehen përsëri të flejnë rregullisht. Somnanabulizmi nuk është sëmundje, nuk ka kurim të veçantë dhe ndodh rrallë.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print)  18.07.2013
 
Redaksi online
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit