TIRANE- Gjykata e Posaçme dënoi sot me dy vite burg ish avokatin Alban Bengasi. Ai u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pasi pagi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish bashkëshorten e tij.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar që është pranuar, Bengasi do të vuajë përfundimisht 1.4 vite burg. Ndërsa SPAK kërkoi dënimin e tij me 4.4 vite burg.

Rasti i tij u zbulua nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ku thuhej se avokati kishte ofruar 120 mijë euro për të kryer ekzekutimin, por Dumani nuk i kishte pranuar duke thënë se nuk merrej me gra.

 Bengasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë  dhe u u arrestua në shtator 2023 në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Dubai ku qëndronte prej 16 muajsh në arrati.

SPAK zbardhi  rolin e secilit dhe ngjarjen çfarë ndodhi më 30 janar 2020  në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë. Alban Bengasi (ish bashkëshorti  i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës. I bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, Nuredin Dumani. 
 Nuredin Dumani, është  personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe Eljo Bitri është  ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.