TIRANE-Pas pushimit të hetimeve nga prokuroria e Tiranës, dedektivi privat Izraeliti Yoram Frig ka lënë Shqipërinë për t’u kthyer në Izrael.

Ai është larguar ditën që Prokuroria vendosi të pushojë hetimet ndaj tij, ndërsa Report Tv ka mësuar se ai është larguar së bashku me pajisjen “Omni spectral correlator” e cila u dyshua se ishte përdorur për përgjime të paligjshme.

Sipas ekspertizës së Prokurorisë kjo pajisje nuk kishte aftësi përgjuese por ishte detektor për përgjues të vendosur në ambiente të ndryshme.

Frig deklaroi para hetuesve se ai ndodhej në Shqipëri me kërkesë të një biznesmeni të cilit kundrejt pagesës prej 2 mijë euro i kontrolloi për dy ditë ambientet si zyrë, shtëpi dhe makinë për përgjues të mundshëm. 

 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com