Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë, lidhur me caktimin dhe lënien në fuqi të masës së sigurisë ‘arrest me burg’.
Herën e fundit që Veliaj iu drejtua Kushtetueses, ruajti postin e tij si drejtues i qytetit të Tiranës teksa GJK rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij si dhe dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Veliaj është arrestuar që prej 10 shkurtit ndërsa akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Me të njëjtën dosje me Veliajt, nën hetim janë dhe 16 persona të tjerë përfshirë këtu bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka dhe disa biznesmenë.
Lajmi në përditësim...
Komente











