Ndërsa Beyonce shijon pushimet e saj luksoze në Sardenja të Italisë dhe as nuk e mer mundimin të jetë aktive në rrjete sociale, ka edhe nga ata që nuk e përballojnë dot emocionin e një bashkëpunimi me mbretëreshën e muzikës pop, dhe publikojnë lajmin në rrjete sociale.
Mesa duket, bashkëshortja e Jay-Z ka punuar së fundmi me një projekt në bashkëpunim me producentin Naughty Boy dhe Arrow Benjamin. Kënga pritet të dalë brenda pak orësh, ndërsa këngëtarja ka vazhduar me rutinën e saj të pushimeve.
34-vjeçarja është përfolur shumë së fundmi për probleme në martesën e saj dhe mesa duket ka vendosur të marrë në dorë frerët e reputacionit të saj, duke postuar foto në Instagram përkrah bashkëshortit dhe vajzës, si një familje e lumtur.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com