DURRËS - Disa orë reshje shiu kanë qenë të mjaftueshme që rrugët kryesore te qytetit të Durrësit të tejmbushen nga uji, duke krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Shkak i përmbytjeve në rrugët e qytetit është kryesisht mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve.

Kanë mjaftuar disa orë reshje të dendura shiu që qyteti I Durrësit të përballet me problematika. Uji ka bllokuar rrugët në bllokun e pallateve pranë stadiumit “Niko Dovana”, pranë stacionit hekurudhor edhe në zonën e Vollgës. Prania e ujit në rrugë ka shkaktuar kaos në qarkullim për minuta të tëra, ndërsa lëvizja e këmbësorëve ka qenë thuajse e pamundur.

Shkak i përmbytjeve në rrugët e qytetit është kryesisht mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve. Ndërtimet pa kriter kanë sjellë dëmtimin në masë të rrjetit të kanalizimeve, ndërsa pasojat tashmë bien mbi qytetarët e thjeshtë.

Problematike është situata edhe në zona të ndryshme të ish-Kenetës. Dëmet e shkaktuara nga këto përmbytje kanë qenë të konsiderueshme, kryesisht në katet e para të banesave, lokaleve dhe njësive tregtare.

durres permbytje

durres permbytje

durres permbytje

durres permbytje

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)