TIRANE- Ligji për Komunikimet Elektronike të paketës anti-shpifje është botuar në fletoren zyrtare pak ditë pasi u votua në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e datës 30 janar duke rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta me 78 vota kundër, 18 vota pro dhe 7 abstenim. Ai pritet të hyjë në fuqi në datën 18 shkurt.
Nga ana tjetër në seancën e Kuvendit të enjten e kaluar socialistët vendosën që të shtyjnë shprehjen për dekretin e Presidentit për ndryshimet në ligjin për Median Audiovizuale, pra pjesë e paketës anti-shpifje, pasi tashmë për të do të pritet qëndrimi i Komisionit të Venecias.
Do të propozoja që votimi i dekretit për mediat audiovizive, jo për AKEP-in se aty janë të qartë. Për sa i përket ligjit për mediat audio-vizive të shtyhet diskutimi derisa Venecia të sjellë raportin e vet, që ashtu si kemi bërë edhe për Reformën në Drejtësi", tha Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Botimi ne fletoren zyrtare
Votimi ne Kuvend
Presidenti i Shqipërisë, Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”. Sa i takon ligjit të parë, Presidenti Meta vlerëson se ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.
Ndërsa lidhur me ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike” Presidenti Meta shprehu shqetësim për fuqinë e tepërt ndëshkimore që merr AKEP ndaj mediave.