Paketa anti-shpifje/ Ekspertët: Nuk është koha të nxitojmë dhe të fusim instrumente censure

Paketa anti-shpifje/ Ekspertët: Nuk është koha të nxitojmë dhe të fusim instrumente censure

Kundërshtimet e fuqishme të gazetarëve shqiptarë dhe organizatave të shumta ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e fjalës, nuk e ndaluan paketën e ligjeve anti-shpifje të qeverisë shqiptare të shkojë një hap më pranë miratimit, duke kaluar për shqyrtim këtë javë në parlament. Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me dy ekspertë të lirisë së medias, mbi ndikimin që mund të ketë kjo paketë në mjedisin mediatik në Shqipëri dhe mundësinë e censurimit të fjalës së lirë nga qeveria.

Organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe gazetarët shqiptarë kanë kohë që kanë shprehur shqetësim për të ashqutuajturën paketa e ligjeve anti-shpifje duke e parë atë si një mundësi të qeverisë për të shuar fjalën e lirë dhe kritikat ndaj saj.

“Fatkeqësisht nuk shoh ndonjë tregues se qeveria i ka marrë në konsideratë shqetësimet e shprehura nga organizatat ndërkombëtare dhe ka shumë të ngjarë që paketa të miratohet. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë jo vetëm procesin legjislativ në Shqipëri por edhe ndikimin në të ardhmen të këtij ligji në mjedisin mediatik në Shqipëri ku gazetarët përballen tashmë me sfida shumë serioze ndërsa mbulojnë çështje të debatueshme si korrupsioni dhe politikat e brendshme”, thotë Gulnoza Said, drejtuese e programit për Evropën në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork.

Zëvendës presidenti i organizatës ndërkombëtare IREX, Aleksandër Dardeli thotë se Shqipëria nuk është e vetme në përballjen me lajmet e rreme dhe duhet ta shoh problemin në një aspekt më të gjerë.

“Nuk është koha të nxitojmë dhe të fusim instrumente censure për të kontrolluar lajmet e rreme dhe për të kontrolluar lirinë e shtypit dhe lirinë e fjalës. Gjëja më e mirë që mund të bëjë qeveria shqiptare është të krijojë një ambjent ku mediat kanë aftësi të krijojnë të ardhura të qëndrueshme biznesore të cilat shërbejnë si karburanti i biznesit për të krijuar ide të mira dhe përmbajtje të mirë. Pa patur media të qëndrueshme nuk do të ketë informacion të mirë”.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se në shumë raste lajmet e rreme përdoret si pretekst nga qeveritë për të kontrolluar rrjedhën e lirë të informacionit përfshi disa vende me tradita demokratike.

Pozicioni ynë parimor, thotë Gulnoza Said është që qeveria nuk duhet të ndërhyjë me mënyrën sesi media vepron në vend.

Në se një media është ekonomikisht e qëndrueshme, pasi për të ka interes dhe ka audiencë, njerëzit janë gati të paguajnë për të, lere të funksionojë, në mënyrën që zgjedh ti mbulojë lajmet dhe ngjarjet. Në se një media nuk është e qëndrueshme ajo do të pushojë së funksionuari në një mënyrë të natyrshme“, thotë zonja Said.

Përvoja klasike e botës perendimore, thotë zoti Dardeli qëndron tek angazhimi i gjykatave për tu marrë me shpifjet, me cënimin e figurës së një personi dhe elementë të kësaj natyre, jo me agjensi që kanë kontroll direkt nga organet administrative të shtetit, siç është rasti në Shqipëri.

Zoti Dardeli thotë se qeveria duhet të reflektojë dhe të ndryshojë amendamentet që po përpiqet të miratojë tani.

“Informacioni i mirë është gjëja që duhet të promovojë qeveria shqiptare dhe nuk duhet të fokusohet në parandalimin e një lajmi të rremë. Betejën me lajme të rreme individuale, gjithmonë do ta humbë. Duhet të fokusohet tek informacioni i mirë dhe tek aftësitë kritike të qytetarëve për të procesuar informacionin – të investojë në edukim, në mendimin kritik, duke filluar nga fëmijët e deri tek të rinjtë”.

Megjithëse është përpjekur të përmirësojë paketën anti-shpifje, zoti Dardeli thotë se amendamentet që po diskutohen tani nuk kanë ndryshuar.

“Në rradhë të parë, Autoriteti i Mediave Audiovizive po fiton pushtet më tepër seç i duhet për të kontrolluar shtypin dhe përmbajtjen që sjell shtypi në jetën e përditshme të shqiptarëve. Gjithashtu këshilli i Ankesave që ekziston poshtë AMA-s po fuqizohet dhe në fjalë konkrete po i jepet diskrecion dhe një farë monopoli për t’u marrë me cilësinë e përmbajtjes që botojnë mediat shqiptare. Gjithmonë kur kemi monopol dhe diskrecion kemi korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit. Kjo është baza, ky është themeli që qeveria shqiptare duhet ta korrigjojë”.

Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropianë dhe drejt institucioneve perendimore, thonë ekspertët, integrimi i Shqipërisë në këto insitucione nuk bëhet duke e sulmuar shtypin e lirë dhe lirinë e fjalës. /VOA

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani