Paketa e katërt, Soreca dorëzon ndihmat e BE-së në spitalin COVID 4: Nuk mbaron këtu, do ketë të tjera (VIDEO)

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ishte sot në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve mjekësore të dërguara nga BE për spitalet shqiptare, si pjesa e paketës së katërt të ndihmave. Kjo ceremoni u bë në spitalin COVID 4 dhe vlera e këtyre pajisjve shkon në 650 mijë euro. Sipas ambasadorit ndihmat nuk do të ndalen këtu, sepse do të ketë edhe dy paketa të tjera.

"Vlera e gjithë këtyre pajisjeve, që janë fjalë e fundit e teknologjisë, është 650 mijë euro. Kjo është ndihmesa e katërt për Shqipërinë, që ka mundur të bëhet realitet në mënyrë shumë të shpejtë falë BE-së. Këto pajisje do të shkojnë në ato spitale ku është shumë e nevojshme. Donacionet nuk përfandojnë këtu, seose do të kemi edhe dy të tjera, pasi lufta me koronavirusin nuk ka marrë fund. Këto pajisje të reja japin një ndihmesë shumë të vyer në trajtimin e koronavirusit, por këto mjete nuk do të përdoren në rast se qytetarët respektojnë masat anti COVID. Falenderoj pa masë mjekët dhe infermierët që kanë punuar kaq fort këtë periudhë. Në mënyrë dramtike kanë kufizuar dëmet nga COVID-19.

Unë besoj se jemi me të njëjtën mendje, jemi me të njëjtat sjellje, dhe të zbatojmë rregullat. Vetëm në këtë mënyrë do ia dalim dhe për këtë do të keni mbështetjen e Bashkimit Europian. Ne e kemi ndihmuar Shqipërinë me dy krizat që ka patur këtë vit, ndërsa Shqipëria na ka ndihmuar me projektet që kanë patur lidhje me BE-në,"-u shpreh Soreca.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eni: 20/07/2020 15:34

    Ska rruge tjeter, nese BE do qe ta largoje virusin duhet ta ndihmoje edhe Shqiperine se ndryshe do jemi rrezik per to. Prandaj nuk e vrasin mendjen keto tonet as qe investojne fare ne mjeksi dhe anti-covid.

    Përgjigju
  • Thank you: 20/07/2020 14:38

    Or tëj i BE, falmnerit shum or tëj, qenkeni këput në b*th or tëj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve