LSI kundër PD-së, Xhixho: Ndryshimet kushtetuese nuk janë thelbësore! ‘Trekëndëshi i Bermudës’? S’merremi me njerëz që nuk dinë çfarë flasin

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhihxo thotë se tre propozimet e Partisë Demokratike për ndryshimet në kushtetutese, nuk janë thelbësore për vendin. E ftuar ne Report Tv, deputetja e LSI-së tha se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen për interesa të çastit të partive politike, por të kenë një diskutim të gjerë edhe nga ekspertët, pasi duke ju referuar eksperiencave të kaluara, sipas saj ndryshimet në vendin tonë janë bërë sipas orekseve politike.

Vendimin e forcës së saj politike në lidhje me mbështetjen e propozimeve të PD-së, Xhixho tha se do ta shqyrtojnë hap pas hapi dhe se do ta marrin në vazhdimësi. Në mendimin e saj persona, Xhixho tha se vendi ka nevojë vetting politik si dhe për një Reformë Territoriale, po kjo duhet të bëhet me transparencë për qytetarëve dhe jo duke mbivendosur ligje.

‘PD ka të drejtë të propozojë ndryshime të caktuara. Kur hidhet në diskutim ndryshimi i kushtetues, jam shumë e ndjeshme, sepse shumë herë në vendin tonë është ndryshuar për interesa të çastit. Është kthyer në një dokument që ndërrohet herë pas herë sipas orekseve të partive politike. Kjo nuk është gjë e mirë për vendin apo shtetin për të cilin punojmë. Personalisht jam për vetting në politikë, kushdo që ka abuzuar apo ka kryer korrupsion të ndiqet penalisht për veprimet apo mos veprimet e tij. Edhe Komiteti i Helsinkut shprehu shqetësimet për ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të diskutohen dhe ekspertë. Propozimet për ndryshimet kushtetuese nuk janë thelbësore, mendoj se vendit i nevojiten ndryshime thelbësore kushtetuese.

Reforma territoriale, se ka kryer qëllimin për të cilin u krijua ajo reformë. Duhet një reformë që të mbështet në disa parime, i pari duhet të jetë që ti shërbejë qytetarëve, nuk do të doja që kjo reformë të ishte ndonjë reformë e një pazari apo pjesë e interesave të partive politike siç ka qenë dhe më para. reforma territoriale të mbështet në parime thelbësore dhe të jetë pjesë e një diskursi politik me qytetarët. Nëse kjo reformë e cila padyshim është e domosdoshme, dhe kërkon një transparencë me qytetarët, vendimmarrja do jetë hap pas hapi. Një gjë që duhet të na shqetësoj në Shqipëri është se nuk ka debat për shumë çështje.’- tha Xhixho.

Sa i takon përplasjes në Kuvend, ku kreu i PD-së Lulzim Basha tha se Meta-Berisha-Rama janë ‘trekëndëshi i Bermudës’ dhe kanë ndihmuar që kreu i qeverisë të jetë në pushtet u shpreh, deputetja e LSI-së e injoroi këtë deklaratë duke u shprehur se nuk merren me ato që nuk dinë çfarë flasin. Xhixho tha se prioritet i LSI-së është që të bëjnë në opozitë të fortë dhe të bëhen zëri i qytetarëve.

‘Nuk preferoj të komentoj asnjë deklaratë të atyre që flasin pa ditur se çfarë flasin. Do të doja të flitej për shqetësimet e qytetarëve, për krizën energjetike, për borxhin që po rrisim, për shtresat e pambrojtura. Të tjera janë shou politik i tejzgjatur, duke shkelur rregulloren dhe çdo normë të parlamentit. Nuk preferoj të futem në këtë debat, për LSI fokus për momentin janë adresimi dhe ngritja e zërit për ato që shqetësojnë qytetarët shqiptar. Vendit i duhet një opozitë e fortë një opozitë e qartë. Ky është misioni parë i rëndësishëm më i përgjegjshëm.’- tha Xhixho.

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 30/10/2021 08:20

    Erisa hund pinokja.

    Përgjigju
    • pinoku: 30/10/2021 12:47

      o shoku nuk e ka hunden si time elegante te holle. e ka si patellxhan kjo kurva e presidentit

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja