Paketa e propozimeve të Bashës, vjen reagimi i parë nga qeveria: Do i shqyrtojmë nëse janë racionale

TIRANE-Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit u shpreh se grupi i ekspertëve do të shqyrtojë paketën e propozimeve të Lulzim Bashës nëse janë të arsyeshme.

"Zoti Basha sapo i propozoi, do i shqyrtojmë nëse janë racionale. Do i shqyrtojë grupi i ekspertëve të Task forcës patjetër, pasi të konsultohen edhe me OBSH-në. Nëse janë të arsyeshme do të shikohen, por deri tani kemi parë vetëm akuzat politike. Ne nuk duam ta bëjmë politike. Ne jemi duke u përballur me një armik që na ka hyrë në shtëpi (koronavirusi) ndërsa kemi disa që dalin në konferenca, apo faqe në Facebook që janë rrezik, pasi përhapin panik.

Prandaj komisioni i Shëndetësisë e panë të arsyeshme të bëjnë një padi. Ne duhet të jemi bashkë. Nuk mundet që një ish-kryeministër ta përdorë faqen e tij si armë të shkatërrimit në masë të trurit të miletit. Faqja e zotit Berisha është kthyer në një pusetë. Politika nuk ka vend në këtë pikë, nuk duhet të flasim" tha Spiropali.

Spiropali tha se me masat që janë marrë situata po frenohet, ndërsa shtoi se aktualisht ministria e Shëndetësisë po e përballon gjendjen me buxhetin që ka dhe nëse do të ketë nevojë do të ketë shtesë nga qeveria.

Spiropali komentoi edhe vendimin për anulimin e seancës plenare të Kuvendit të planifikuar për nesër, ndërkohë që do të vijojnë në komisionet. "Nuk mund të mblidhemi 120 deputetë në kuvend dhe të rrezikojmë të tjerët, komisionet do të vijojnë që të mos ketë vonesa dhe gjithë përpjekja politike duhet të kalojë nga debatet shterpë në lënien e hapësirës për ekspertët të qetësojnë publikun".

Por a ekziston mundësia që i gjithë vendi të futet në karantinë si Italia? "Të mos nxitojmë, do të shohim, shpresojmë që masat e marra ta frenojnë virusin dhe përpjekjet po bëhen pas rekomandimeve" tha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja