Nga taksat, te kreditë e rishikimi i buxhetit/ Basha propozon planin e masave: Qeveria të blejë pajisjet që nxjerrin përgjigjet për 45' për koronavirusin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka propozuar qeverisë një paketë masash për qytetarët dhe biznesin për të përballuar gjendjen e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri. Plani i PD-së përfshin përjashtimin nga taksat, faturat e ujit dhe dritave, rishikim të buxhetit, ndërsa u bëri thirrje edhe bankave që të riskedulojnë këstet e kredive konsumatore dhe për shtëpitë. Gjithashtu, Basha kërkoi nga qeveria që të shtojë fondin për përballimin e situatës. Ai i kërkoi qeverisë që të blejë pajisjet e mjaftueshme dhe të fundit që nxjerrin analizat për 40-45 minuta nëse je i prekur me koronavirus, pasi tani kërkojnë disa orë kohë. Por i pyetur se ku gjendet kjo pajisje, Basha tha se këto janë cështje të ekspertëve, jo të tij.

 "Humbja e jetës së të moshuarës është një lajm i keq edhe për rrethanat në të cilat ëhstë trajtuar.  Duhet të rrisim të gjithë kujdesin. Kjo është thirrja ime e parë për çdo bashkëqytetar.  Këshilla ime për personelin mjekësor është të ndiqet me rigorozitet protokolli i masave mbrojtëse për të mbrojtur veten dhe të afërmit.  Thirrja për qeverinë është të sigurojë pajisjet dhe apartirat e nevojshme për stafet mjekësore.  Nëse nuk mbrojmë dot mjekët, nuk mbrojmë dot qytetarët. Nëse ata infektohen, nuk ka kush kujdeset për qytetarët. 

I bëj thirrje qeverisë të akordojë fondet për blerjen e pajisjeve të duhura për ekzamimin e qytetarëve bartës të virsuit.  Të merren pajisjet që shkurtojnë kohën e analizës së COVID 19 nga disa orë në 45 minuta. Kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes dhe trajtimin e bartësve të virusit. 3.5 milionë usd nuk mjaftonë. Aktet e vetëdijësimit apo më keq, propaganda, nuk zgjidhin situatën" tha ai.

I pyetur nga Report Tv se ku mund të gjenden këto pajisje që shkurtojnë kohën e daljes së përgjigjeve të analizave në 45 minuta, Basha tha se 'Këto janë cështje të ekspertëve, jo të kryetarit të PD-së dhe politikanëve. Dhashë një shembull si ka evoluar teknologjia, si pajisjet që më parë merrnin disa orë, tani në minuta. Nëse nuk e gjejnë dot, ekspertët tanë janë gati të përgjigjen" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:57
Koronavirusi/ PD-ja merr masat për gazetarët, Basha: E kemi pastruar mikrofonin

1583945892_basha.jpg
Selia blu kishte marrë masat për gazetarët në bashkëbisedimin me gazetarët që zhvilloi kreu i PD-së Lulzim Basha pasditen e sotme. Tavolinat dhe karriget ishin vendosur në distancë nga njëra tjetra. Lideri demokrat u tha gazetarëve se nuk iu kemi thirrur pa marrë masat. "Falenderoj gazetarët që respektojnë protokollin e sigurisë dhe janë pajisur me maska mbrojtëse. Masat janë marrë, nuk ju kemi thirrur pa marrë masat, e kemi pastruar mikrofonin"
1583945901_seliaep.jpg

Ora 17:49
Mjeku i QSUT-së futet në karantinë: Vizitova 3 të dyshuar me koronavirus pa veshjen speciale

Gjatë konferencës Lulzim Basha ka sjellë edhe dëshminë e një mjeku te Urgjenca e QSUT-së. Mjeku Ilir Allkja shprehet se vizitoi pa mjete mbrojtëse 3 të dyshuar me koronavirus, ndërsa është vetëkarantinuar. Mjeku i Urgjencës, Ilir Allkja ka një thirrje për qeverinë, "veshjet vlejnë shumë më pak sesa jeta jonë".

"Unë quhem Ilir Allkja, jam mjek në Urgjencën paraspitalore të QSUT-së. Unë me kolegët e mi jemi në vijën e parë të luftës ndaj epidemisë COVID-19 që ka shpërthyer në Shqipëri dhe po shërbejmë me vetëmohim për të shpëtuar jetët njerëzore.

Unë sot personalisht jam i vetëkarantinuar derisa të konfirmohet gjendja ime shëndetësore, pasi mbrëmë kam vizituar tre pacientë të dyshuar me COVID 19, pa veshjen speciale. Me dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore po na dërgon raste të cilat na i paraqesin si neurologjike apo gastronetorologjike, ndërkohë që ankesa kryesore e pacientëve ka qenë temperatura dhe vështirësia në frymëmarrje, raste që janë të  dyshuara me COVID 19.

Ne kemi shkuar në këto raste të mbrojtur nga një maskë e thjeshtë kirurgjike, ndërkohë që duhej me doemos të shkonim me veshje të posaçme.

Unë kam një thirrje për kolegët e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore si dhe për drejtorin e saj z.Skëndër Brataj: Jini më të kujdesshëm në pyetjen e personave që kërkojnë ndihmë nga numri 127. Kërkoni nëse ata (personat) kanë temperaturë, nëse kanë simptoma respiratorë, nëse kanë lidhje me njerëz të infektuar apo persona që kanë udhëtuar.

Ne duhet të punojmë të gjithë me mençuri që sistemi shëndetësor të mos bjerë në kolaps nga pakujdesia apo papërgjegjshmëria. Ne po punojmë që të kursehet jeta e çdo shqiptari. Ju duhet të kurseni jetën e çdo mjeku apo infermieri. Ju na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar! Veshjet vlejnë shumë më pak sesa jeta jonë" tha mjeku.

Ndërsa Basha theksoi se "Në Durrës katër mjekë janë në vetëkarantinë, pasi pacientja që ndërroi jetë nuk u kontrollua në kohë. Fondet aktuale janë të pamjaftueshme. Nuk duhet vepruar si me tërmetin që duke mos prekur paratë e oligarkëve, familjet janë akoma në çadra. Prandaj kam kërkuar prej 23 shkurtit marrjen e masave me sektorin shëndetësor. Nuk  mund të fshihet pas maskave dhe fytyrave të skaduara. 120 njësi janë pak, pse të mos ketë 1 mijë njësi për të ndihmuar ata që infektohen" tha Basha.

Ora 17:37
Pse PD-ja nuk bashkon ekspertët me qeverinë kundër koronavirusit? Ja si përgjigjet Basha

I pyetur nga gazetari i Report Tv, Elis Memelli se përse nuk i çon ekspertët te grupi i punës për të punuar së bashku me qeverinë për të përballuar këtë situatë, Lulzim Basha u shpreh se "Pse nuk shkon ta bësh raportin jo në televizionin tënd, por të zonjës, po të ketë një televizion, nuk ka transparencë. Kanë ata, pse janë qeveri ata, buxhetin? Që t'u përgjigjen qytetarëve. Pyetja është a po bëjnë ata punën e tyre. Qëllimi është i njëjtë" tha ai.

"Ne jemi një shoqëri e vuajtur nga komunizmi dhe paradigmat e komunizmit. Të bëhet detyrën nuk do të thotë të ndahesh politikisht. Qeveria ka detyrë të marrë masat, opozita ka për detyrë transparencën. Kem qenë në krye të detyrës që na ka ngarkuar populli, nuk po bëjmë politikë, por është detyra jonë të kërkojmë transparencë dhe përgjegjshmëri. Nuk është për fushatë, opozita kërkesat po i bën në emër të të gjithë shqiptarëve. Edhe propozimet bëhen për të gjitha kategoritë" tha ai.

Ora 17:27
Uji, dritat, përjashtim nga taksat dhe shtyrje të kredive/ Basha propozon plan për biznesin dhe qytetarët

Lulzim Basha ka propozuar një paketë masash sikur tha ai për t'i dalë përpara koronavirusit. Masat përfshijnë pezullimin e faturave të ujit, të kontributeve shëndetësore, përjashtimin nga taksat, kamatëvonesat, mbështetjen e biznesit, por edhe rishikimin e buxhetit të shtetit. Basha kishte një thirrje edhe për bankat për të riskeduluar këstet e kredive për rrethanat nga kriza.

"Nuk është aspak herët për të konsideruar pasojat afatgjata sociale dhe ekonomike, që po sjell që tani kriza e imponuar nga koronavirusi. Të gjithë e kemi parë se si është boshatisur Tirana sot. Kemi parë masat e shpallura në dy apo tre “dallgë” brenda ditës nga qeveria, por kjo është vetëm një pjesë dhe aspak transparente e veprimeve që duhen kryer.

Përshembull, nëse mbyllim baret dhe restorantet,çfarë ndodh me call center, çfarë ndodh me punonjësit fasonë, të cilët ndodhen në afërsi fizike po kaq të rrezikshme? Në qoftë se duhet të mbyllen edhe ato, çfarë do të bëjmë për të përballuar impaktin ekonomik dhe social të këtyre njerëzve?

Prandaj, në vend që të ndajmë ditën, siç po e ndan qeveria gjysmën e ditës me propagandë dhe gjysmën e ditës me sulme kundër opozitës, duhet urgjentisht të fokusohemi tek dy kompentët kryesorë të kësaj krize:

1.     Komponenti i shëndetit dhe jetës së njerëzve, që fillon me kujdesin ndaj personelit shëndetësor dhe vazhdon me kujdesin ndaj qytetarëve.

2.     Komponenti që vendi të mos kalojë në kolaps ekonomik dhe social.

Për këtë arsye, me një konsultë me grupin ekonomik të Partisë Demokratike dhe të aleatëve tanë dhe duke u bazuar me përvojat e vendeve që po përballen me një situatë të ngjashme, me qëllim mbështjen dhe mbrojtjen edhe të biznesve dhe sipërmarrjeve dhe konsumatorëve ndaj efekteve të pritshme negative ekonomike dhe sociale,të cilat mund të shkaktojnërënie të konsumit dhe tkurrje tëaktivitetit privat,

PROPOZOjMË KËTO MASA:
Masa fillestare me efekt të menjëhershëm:

1.     Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë dhe biznese)në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Gjithashtu, tëndalohet shkëputja e furnizimit me ujë dheenergji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve përperiudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

2.     Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (dhe shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).

3.     Përjashtimin nga tatim-fitimipër një periudhë nga 6 deri në 12 muaj për të gjitha subjektet në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur, me qëllim përballimin e plotë të “2-muaj” kosto të pagave të punonjësve dhe ambjenteve të marra paraprakisht me qera për zhvillimin e aktivitetit.

4.     Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

5.     Përjashtim nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.

6.     Mbështetjeme fokus të veçantë për sektorët prioritare dhe sektorët me vulnerabël, siç janë; sektori i turizmit apo sektori fason, apo call center, të cilët kanë pësuar apo pritet të pësojnënjë rënie drastike nga koronavirusi dhe disa prej tyre janë goditurtashmërëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Këto janë masa që propozojmë me efekt të menjëhershëm.

Gjithashtu, nevojitet rishikimi i menjëhershëm i buxhetit të vitit 2020, me qëllim:

Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të pacientëve të parë dhe pritet të rritet dita ditës.

Po kështu, alokimin e fondeve në buxhet për të përballuar rritjen e testimeve për personat që mund të jenë prekur nga COVID -19, pjesë të cilës e diskutuam edhe në fillim të këtij bashkëbisedimi. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjithë aparaturat e nevojshme dhe aparaturat më të mira sepse koha nuk pret, koha kushton jetë.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në tërësi.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë, gjithçka sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhershme janë plotësishtë të mundura po të kemi parasysh që vetëm gjaët këtij viti qeveria ka planifikuar të harxhojë 40 herë më shuëm për PPP-të, sesa ka alokuar për koronavirusin, 120 milionë euro janë planifkuar për 10 oligarkë dhe 12 PPP-të, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronavirusit.

Në fund, jo më pak nga rëndësia, ne emër të PD dhe opozitës së bashkuar i bëj thirrje sistemit bankar të konsiderojë riskedulimin e kësteve të kredive konsumatore, për shtëpi apo për kredi biznesi për familjarët dhe operatorët ekonomikë, ku këta të fundit e shohin të domosdoshme rishikimin e tyre për shkak të rrethanave të rënduara si rezultat i kësaj krize" tha Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 12/03/2020 09:46

    Mos u merrni me ket lloj malli te qelbur qe ka emrin PD.O budalla keshtu shkaterrohet krejtesisht ekonomikisht shteti.Kto budalleqe e skenare mashtruese tip "babale"nuk ju sjell ne pushtet.O ISH OPOZITAT TE NDERUAR APO ISH OPOZITAR TE MARRE APO …...VIRUSI KORONA C-19 NUK JU SJELL NE PUSHTET.Nje gje eshte e nevojshme "karantimi I juaj opozitar" e padyshim "media e karantueme"

    Përgjigju
  • Erik: 11/03/2020 23:25

    Imagjinoni te ishte ky defiçenti KM ne keto dy gjemat e fundit, sa katastrofe do ishim. Vendi digjet koqja krihet. Futini ne goje nje pambuk me Covid-19 te karantinohet nje muaj ne ndonje dhome e mos na çaj torocilen, debili.

    Përgjigju
  • Mira: 11/03/2020 22:48

    Propagade e shemtuar per fushate politike. Kudo pritet te pakten 3 dite per rezultatet e ketij virusi. Por ka dhe me shume vonesa se 3 dite duke pare numrin e madh te pacienteve. Nje bravo te madhe qeverise per seriozitetin e duhur ne luften me kete perbindesh...

    Përgjigju
  • Covid: 11/03/2020 21:44

    I ka PeDeja gjithmon keta pedera qe dalin bejne politike aty ku nuk behet

    Përgjigju
  • Pyka: 11/03/2020 21:00

    Pinoku i vogjël,s'ka për tu rritur kurre....mbeti plesht tërë jetën....surrat byth....

    Përgjigju
  • Oriz me tamel: 11/03/2020 20:38

    Mut i jati mut i biri dhe mut ai qe ja dorezoi detyren.

    Përgjigju
  • Spiro: 11/03/2020 20:32

    Turp qe nuk mbeshtesni gjithe sistemin e personelin e shendetesise, por dilni si lakuriqe nate ne kor me sali koleren e tritan prasin duke disinformusr e stresuar popullin me fake news you m. fuck..er!!! Pd eshte bande antishqiptarr fashiste serbo greke qe nuk pyet as per termet- pandemi e asgje per kapital politik.

    Përgjigju
  • Lyli: 11/03/2020 19:25

    Idiot ngeli ky qe do te behet edhe kryeminister pale, dakort kredite e tatimet qe mund te shtyhen pagesat e tyre po drita e uje pse nuk duhen paguar ?.Se prek 10 vete koronavirusi ne nje qytet e o burra te mos paguajme drita pa menduar se do kete nje te neserme kur virusi te kete kaluar.Keta si force politike e kane fixim mos pagimin e dritave dhe ujit .

    Përgjigju
  • www: 11/03/2020 19:02

    Mos bo politike ne keto kushte qe populli eshte I stresua o pederast.

    Përgjigju
  • Paluki: 11/03/2020 18:51

    O ju e keni brenda konoviruesin ju te PDse ! Keni Sali kancerin e ketij vendi qe ju nukju kap virusi o te mjere.

    Përgjigju
  • Adi: 11/03/2020 18:43

    Te gjith deputetet e politikanet te japin nje rrog e te blihen makinerit qe duhen ne ndihm te popullit qe e doni shum...

    Përgjigju
  • debil: 11/03/2020 18:13

    debil pa tru

    Përgjigju
  • Lola: 11/03/2020 18:12

    Izolojeni kete idiot se na cau koken

    Përgjigju
  • O majmuni Bashe: 11/03/2020 18:06

    Dizifekto njeher vehte duart se te kullojne gjak te pafajshem pastro shpirtin shko para drejtesise dhe jep llogari per vjedhje marramendese... ok o qytyk

    Përgjigju
  • ERP: 11/03/2020 17:33

    Kush te beson ty mor hajdut?!! O popull nuk nxjerrim dot nje klase te re politike po kemi verdalle akoma keta sharlatane?!!

    Përgjigju
  • Filani: 11/03/2020 17:33

    O ti reushi vogel i PD,jam me gjermani prej 20 vjetesh edhe nuk kam pare ndonjehere veprime kaq te shpejta.Ketu do 3 dite ta dale pergjigja...c‘jane keto 45 minutesha?!?

    Përgjigju
  • Vlogu: 11/03/2020 17:22

    Ik ore legen ... po ju ca i bet shendetsise 2005-2013.... hajduterrrrrr ... pleraaaaaaaaa.... qelbesira........ndyrsiraaaaaaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro