Qeveria shqiptare për vitin 2019 parashikon të ulë barrën e taksimit për qytetarët dhe biznesin. Si shkak i këtyre ndryshimeve pritet që rreth 71 mijë subjekte të paguajnë zero tatim në shtet. Shifrat janë dhënë nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj gjatë prezantimit të paketës fiskale për vitin 2019.
Sektorë të caktuar do kenë lehtësira tatimore. 20 mijë subjekte e kanë tatimin vetëm 5%.
Arben Ahmetaj, ministër i Financave
Bujqësia do të jetë një nga sektorët kyç të zhvillimit ekonomik të vendit me ndryshimet e reja të parashikuara për vitin e ardhshëm.
Bujqësia do të jetë në 2019 një nga sektorët më të financuar më të mbështetur me fonde dhe strukturë.
Arben Ahmetaj, ministër i Financave
Në fund të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë kryetari i saj Erion Braçe, i ka quajtur të pandershme dhe të pavëpavërteta, deklaratat që vijnë nga Partia Demokratike . Braçe i ka ftuar këta të fundit që të marrin pjesë në komision për të debatuar dhe që të jenë pjesë e këtyre ndryshimeve.
PERKTHYESI FUT PERQINDJET,PER TE FSHEHUR NUMRAT,SEPSE AQ DI,DHE KUJTON SE KESHTU E KALON BUXHETIN MATANE.
Përgjigju