Paketa e sigurisë/ Dyfishohet dënimi për armët e ftohta në ambiente shkolle! Prindërit optimistë: Ndryshimet në Kod i shërbejnë sigurisë së fëmijëve

Një 15-vjeçar mbeti i plagosur në maj të këtij viti brenda shkollës në Kamëz, pasi bashkëmoshatari i tij e qëlloi me thikë në krah. I riu për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarje si kjo regjistrohen shpesh në të gjithë vendin në perimetrin e shkollave, problematikë që e ka detyruar ministrinë e Brendshme të kërkojë dyfishimin e dënimit për personat që posedojnë thika në këto hapësira.

Mbajtja e armëve të ftohta me qëllime kriminale dënohet deri në 3 vite burg në hapësira të zakonshme, por me propozimet e reja të Paketës së Sigurisë në Shkolla, në perimetrin e saj, që parashikon 50 m distancë në vijë ajrore me shkollën, dënimi parashikohet nga 3 deri në 6 vjet burg. Drafti përfshin edhe disa ndryshime të tjera që i janë deleguar ministrisë së Drejtësisë, e cila prej disa muajsh po punon për ndryshim në tërësi të Kodit Penal. Këto propozime, janë mirëpritur nga prindërit dhe gjyshërit, të cilët shpresojnë se do t’i shërbejnë sa më shumë sigurisë së fëmijëve  të tyre.

Nisja e vitit të ri arsimor është përcjellë me vëmendje më të lartë sa i përket  patrullimit pranë shkollave me qëllim rritjen e prezencës së efektivëve të policisë.

Mes ndryshimeve që janë kërkuar në Kodin Penal, ministria propozon që në nenin 50 të rrethanave rënduese të shtohet kryerja e një vepre penale në dëm të një të mituri në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së shkollave. Bazuar në këtë parim, propozohet që të ashpërsohen disa nene. Kështu, neni 107/a i dhunës seksuale, nëse jashtë ambienteve të shkollave ka dënim 3-7 vjet, në perimetrin e sigurisë propozohet të ketë dënim nga 5-10 vjet.

Neni 117 për pornografinë dënohet deri në 2 vjet në hapësira të zakonshme, por kur kjo vepër behët pranë dhe në shkolla propozohet 3-5 vjet burg. Pornografia, propozohet 7-15 vjet burg tentohen të binden fëmijët për të marrë pjesë në shfaqje pornografike, kur jashtë shkollave dënohet nga 5-10 vjet burg. Trafikimi i të miturve parashikon shtim të dënimit me ¼ nëse bëhet në territor shkolle, në dënim standard nga 10-20 vjet burg. Shtim dënimi parashikohet edhe për posedimin e armëve. Ndryshon kufiri maksimal që shkon nga 7 në 10, ndërsa minimalja qëndron tek 5 vitet.

ME 1/3-ën shtohet dënimi për prodhim dhe shitje të drogës, përkatësisht në nga 5-10 vjet në 7-15 vjet. Rritje deri në dyfishim të dënimit është parashikuar për përshtatjen e lokaleve pranë shkollave për përdorim të drogës, e cila parashikon deri në 5 vjet burg, por ky dënim dyfishohet se ata në afërsi të institucioneve arsimore, nga 5 deri në 10 vjet. Përdoruesit e drogës që braktisin shiringat afër shkollave do të dënohen nga 1 deri në 3 vjet burg, ndryshe nga vendet e zakonshme që parashikohet gjobë deri në 1 vit.

Ndryshimi i fundit që parashtron ministria e Brendshme, por jo më pak i rëndësishmi është drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt. Në çdo hapësirë tjetër në qytet dhe jashtë tij dënohet nga 10 ditë deri në 3 vjet burg, por nëse konstatohet afër shkollave rritet dënimi minimal që nis nga 1 vit deri në 3 vjet.

PAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA
                                                                                              JASHTË                 NË SHKOLLA
NENI 107/A DHUNA SEKSUALE:                                        3-7 vjet                 5-10 vjet
NENI 117 PORNOGRAFIA:                                                  Deri 2 vjet              3-5 vjet
                                                                                               5-10 vjet                7-15 vjet
NENI 128/B TRAFIKIMI I TË MITURVE:                              10-20 vjet               +1/4 e dënimit
NENI 278 ARMËMBAJTE PA LEJE:                                     5-7 vjet                   5-10 vjet
NENI 279 ARMË TË FTOHTA:                                              Gjobë-3 vjet              3-6 vjet
NENI 283 PRODHIMI DHE SHITJA E DROGËS:                   5-10 vjet                   7-15 vjet
NENI 285/A PËRSHTATJA E LOKALIT PËR PËRDORIM DROGE:           Deri në 5 vjet           5-10 vjet
NENI 285/B HEDHJA OSE BRAKTISJA E SHIRINGAVE:                           Gjobë-1 vit                1-3 vjet
NENI 291 DREJTIMI I AUTOMJETEVE NË MËNYRË TË PARREGULLT:   10 ditë-3 vit                1-3 vjet

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur