Shoqatat e biznesit në kuadër të kuadër të propozimeve që do ti paraprijë paketës fiskale 2019 kanë përgatitur një sërë kërkesa, të cilat ia kanë përcjellë Ministrisë së Financave. Luan Bregasi, kreu i biznes Albania në një dalje për mediat tha se propozimet synojnë të nxisisn ekonominë, por edhe për të bërë më konkuruese industrinë vendase.
Shoqata e prodhuesve të bukës ka propozuar që tvsh e bukës të bëhet 10 %. Kaq e kanë dhe gjithë vendet e rajonit. Së dyti mosd hënia e kuponit tatimor. Gabimet njerëzore të jenë më të lejueshme nga ana tatimore.
Luan Bregasi, Kreu i Biznes Albania
Propozimi për taksën vendore vjen për pagesën e saj në bizneset e mëdha me një nipt kryesor ose si biznesi i vogël për tre nipte që ka kompania. Nga ana tjetër, Bregasi tha se shumë industri prodhuese nuk janë konkurente në treg për shkak të ngarkesës së madhe që kanë me taksat ndaj propozohet që :
Të hiqet taksa e ambalazhit plastik dhe e qelqit. Këto produkte janë të riciklueshme dhe sipas direktivave të BE gjithë ambalazhet që janë të riciklueshme nuk kanë taksë.
Luan Bregasi, Kreu i Biznes Albania
Një propozim tjetër që u bë sot me dije është edhe ai për pullën fiskale.
Nga 28 euro të bëhet 3 euro për 1000 copë dhe diferencën për koncensionarët ta paguajë shteti.
Luan Bregasi, Kreu i Biznes Albania
Çmimi i energjisë për gjithë industrinë vendase është shumë i lartë për shkak të administrimit dhe investimit OSHEE ka ulur humbjet në rrjet, çka do të thotë se mundësitë për të ulur çmimet e energjisë ekzistojnë.
Nje propozim shtese per z. bregasi, eshte qe te lejojme te futet mish i infektuar me salmonele, se nuk na gjen asgje, dhe nese gjen gje njeri, Bregasit mos ti dale emri gjekundi.
Përgjigju