Ata hipën në autobuzin e shkollës së saj në Pakistanin veri-perëndimor duke hapur zjarr në një sulm që plagosi edhe dy shoqe të saj të shkollës. Tashmë Malala është shëruar nga sulmi që tronditi asokohe mbarë botën, duke i dhënë asaj një famë ndërkombëtare.
Malala u cilësua si një prej njerëzve më me ndikim në revistën “Time” në vitin 2013 si dhe u propozua për çmimin “Nobel për paqen”. Malala Yousafzai ishte vetëm 15 vjeçe në kohën që u sulmua teksa kërkonte të drejtat e vajzave në Pakistan për t’u arsimuar.
Aktualisht, ajo vijon shkollimin në Britaninë e Madhe në degën për të drejtat e fëmijëve. Gjatë një fjalimi në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, një vit më parë, adoleshentja është betuar se kurrë nuk do të heshtë dhe se do të luftojë për të drejtat e njeriut.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
