PESHAUAR (Pakistan), 28 shtator /ATSH-AFP/ - Sulme ajrore dhe përplasjet mes ushtarëve dhe kryqngritësve shkaktuan të paktën 21 të vdekur këtë fund javë në bastionet talebane në veriperëndim të Pakistanit, pranë kufirit afgan, theksoi sot ushtria pakistaneze.
Forcat pakistaneze filluan në mes të qershorit operacionin "Zarb e Azb", kundër talebanëve pakistanezë dhe aletëve të Al Kaedas në zonat tribale të Vaziristanit Verior, epiqendër e lëvizjes xhihadiste në rajon.
Sipas ushtrisë, më shumë se 1 100 rebelë islamikë janë vrarë gjatë këtij operacioni, një bilanc që përgënjeshtrohet nga kryengritësit që konfirmojnë se janë larguar masivisht nga rajoni para fillimit të ofensivës.
Sot, ushtria konfirmoi se vrau 15 kryengritës, duke përfshirë edhe luftëtarë të huaj, gjatë sulmeve ajrore në luginën e Shaualit, në Vaziristanin Verior. Më pas gjashtë rebelë islamik u vranë gjatë luftimeve në një pikë kontrolli në zonën tribale të Kiberit, gjithashtu fqinj me Afganistanin, sipas burimeve ushtarake./
/G.S/
/Shqiptarja.com