'Pakoja e madhe', Çoçoli: Inflacioni e mundëson edhe një ndihmë të 3-të! Resulaj: S'kemi prekur familjet me energjinë si rajoni! Zbutje për shtresat në nevojë

Kriza ekonomike dhe ndihma nga ana e shtetit vijon të jetë në qendër të diskutimeve më të prekshme edhe në këtë fillim viti. Ndihma ndaj moshave të treta dhe kategorive të tjera nga qeveria ka qenë për të indeksuar barrën e inflacionit, kështu e shpjegon deputetja socialiste Pranvera Resulaj, në Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj. ndërsa edhe argumenton se është e pamjaftueshme por një zbutje për këto shtresa.

“Do të ketë edhe fitues të tjerë me ndihmë ekonomike persona me aftësi të kufizuara, punonjës të administratës etj.

Është një disubrsim i menjëhershëm dhe nuk ka ndarje në pjesë. Shkon disbursohet menjëherë. Data e vendosur është 10 janar. Është një pako por jo e shtrirë në kohë.

Është për një disbursim, një pako në tërësinë e vetë, e gjitha reth mbi 1 mld lekë.

Këtu bëhet për të indeksuar barrën e inflacionit dhe nëse ne e gjykojmë në sensin a mjafton, sigurisht që s’është. Sepse nëse do ishte e mjaftueshme këtë familje do e nxirrnim nga ndihma ekonomike. Por po ta shohim në këtë pikëpamje kjo është një zbutje. ”- tha ajo.

Ndërkohë, ekonomisti Çoçoli është shprehur se pakoja e madhe është një lloj dhurate që jepet një herë të vetme.

“Është pako dhe jo paketë. Është një dhuratë që të jepet njëherë të vetme dhe se çdo bësh ti me atë, ta ndash në 12 e ke pak të vështirë.”- tha Çoçoli.

 Por më tej, Çoçoli shton se nisur nga inflacioni i lartë, qeveria ka mundësi të shqyrtojë edhe një paketë të tretë.

“Përkushtimi është shumë i mirë por ndahemi në shifra. Sepse sa para kanë ardhur për shka të inflacionit, janë të tilla që të bëjnë ty të kesh mundësinë të japësh. Në bazë të shifrave, ka vend për një paketë të tretë.”- tha Çoçoli.

Por për deputeten socialiste, edhe pse vendi ynë po përballet me një situatë inflacioniste, sërish ndihma e qeverisë është konstante nga politika sociale. Deputetja shpjegoi se edhe në rajon pavarësisht se jepen më shumë ndihma se në vendin tonë, çmimet e faturave të energjisë dhe politikat sociale krahasuar me vendin tonë janë më të vogla.

“Paketa 42.3 mld, e dyta përfshin shtrirjen e saj në kohë edhe përgjatë 2023. Po t’i marrim në tërësine  vetë, mos harrojm që vetëm për sumbvesiocin e energjisë s’ka prekur asnjë familje. Se dëgjoj shpesh për Kosovën, po njëherë janë shpërndarë. Por fatura e energjisë është 100% e rritur aty.”- tha ajo.

Sa i përket akuzave të opozitës për dhënien e një pensioni të 13-të për pensionistët, socialistja sërish argumenton se qeveria ka ulur detyrimet e disa shtresave në nevojë për energjinë elektrike.  

“Pensioni i 13-të është dhënë. Duhet ta ndajmë ndihmën e drejtpërdrejtë dhe ndihmën indirekte. Praktikisht veç energjisë ka politika sociale.”- përfundoi ajo.

Me rastin e festave dhe për të qenë më pranë familjeve më të prekura nga kjo krizë mbarë botërorë, qeveria miratoi një pako të madhe. 

Më shumë se 8 miliardë lekë të reja është paketa mbështetëse që Qeveria ka vendosur të miratojë për t’i qëndruar pranë 1 milionë shqiptarëve dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë. Kategoritë që përfitojnë shumën nga 8 mijë deri në 20 mijë lekë janë pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, personat e administratës, gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike, zjarrfikës, infermierë, mësues, edukatorë, efektivë këmbësorie të ushtrisë, ushtarë bazë, mijëra nëpunës të shkallëve të ulëta të administratës, infermierë, mjekë, punonjës sigurie, punonjës policie, forca të policisë së Burgjeve dhe  nëpunës.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja