TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike për t'u ulur të gjithë bashkë me qëllim dakordësimin për miratimin e reformës zgjedhore. Kreu i qeverisë përshëndet rikthimin e opozitës në tryezën e dialogut, sikur thotë ai, pas një viti të humbur në rrugën e konfliktit, referuar protestave ekstreme.

"Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor" shkruan ai.