Pakti për Universitetin/ Ministrja Shahini takon studentët e universitetit 'Ismail Qemali' në Vlorë

Pakti për Universitetin/ Ministrja Shahini takon studentët e universitetit 'Ismail Qemali' në Vlorë

Shahini me studentët e universitetit 'Ismail Qemali' në Vlorë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar ditën e djeshme një bashkëbisedim me studentët e universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Ajo i ka uruar një vit të mbarë akademik, me shpresën që edhe gjenerata e re e studentëve të jetë po aq aktive sikurse studentët e protestës së dhjetorit, në mënyrë që të shtyjnë përpara cilësinë e arsimit në vend.

Për studentët, Shahini u shpreh se “Pakti për Universitetin” erdhi si përgjigje ndaj gjithë energjisë që sollën studentët kur u bë protesta e vitit 2018.

Shumë kërkesa specifike dhe të drejta si çështja e tarifave, cilësia e arsimit, kushtet në konvikte, bibliotekat, ne i morëm shumë seriozisht, pasi ishte kërkesë dhe çështje e ngritur nga studentët. Në nivel kombëtar, 90% e studentëve sot paguajnë shumë më pak se më parë, falë një fondi mbi 2 miliardë lekë. Tarifat i kemi përgjysmuar për të gjithë studentët që janë në Bachelor dhe në programe të integruara dhe një pjesë të Masterit. Kemi sjellë përjashtim nga tarifat dhe bursa për ata që janë më të mirët sepse duam t’i stimulojmë ata. Edhe për ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë nga shteti, studentë të kategorive të ndryshme”, është shprehur ministrja Shahini.

Ajo ka përgënjeshtruar lajmet e rreme që kanë qarkulluar së fundmi ku thonë se do të ketë kthim mbrapa të kësaj politike dhe është shprehur se  është ndërmarrë për herë të parë në janar 2019 dhe do të vazhdojë.

Ministrja Shahini tha se rehabilitimi i  konvikteve në Vlorë dhe rrethe të tjera është  prioritet kryesor në mënyrë që studentët të jetojnë në kushte shumë më të mira.

Sipas ministres Shahini, karta e studentit ishte një kërkesë e hershme, ku do të përfitohen shërbime dhe produkte të ndryshme me çmime më të ulëta, të cilat do të lehtësojnë barrën financiare të jetës studentore.

Ditën e djeshme, filloi edhe shpërndarja e kartës për studentët e Universitetit të Vlorës.

Për sa i përket bibliotekës digjitale, Ministrja Shahini shprehu që ka sjellë avantazhe avantazhe për studentët, kërkuesit shkencorë e pedagogët.

“Gjithë librat që duam t’i lexojmë gjatë kohës që jemi studentë, mund t’i kemi në celular. Qasjen në bibliotekën digjitale e kemi blerë për të gjithë studentët, kërkuesit shkencorë dhe pedagogët, që për fushat e ndryshme që ju studioni, të keni qasje në artikuj shkencorë, libra akademikë etj.. Nëse nuk e flisni mirë një gjuhë të huaj keni edhe qasje në module shumë të mira për mësimet e 30 gjuhëve të huaja”, u shpreh Shahini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë