Deri më 15 mars, studentët që duan të përfitojnë kredi studentore kanë të drejtën e aplikimit pranë Agjencinë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë. Ata e vendosin vetë vlerën e kredisë që duan të marrin, megjithatë maksimalja e përfitimit vlerësohet me anë të përllogaritjes së kostos së jetesës që është minimumi 40 mijë lekë në muaj, si dhe tarifës së studimeve.
“Studenti që ka dërguar vlerën më të ulët është më i avantazhuar. Nëse është në program prioritar është më iavantazhuar. Dhe rezultatet e studentit. Studenti aplikon nëpërmjet formularit të aplikimit. Do të dërgoje në AKFAL dokumentacionin përkatës dhe do të kaloje në procedura të tjera”, tha drejtoresha e AKFAL, Ledina Mançka.
Drejtoresha e AKFAL, Ledina Mançka, tha se pas miratimit kredia do ju arkëtohet studentëve në llogari çdo 6 muaj, ndërsa shlyerjen e saj do ta bëjnë pas përfundimit të studimeve.
“Në varësi të programit që studon do vijoje të shlyje principalin dhe interesin”, tha ajo.
Ndryshe nga qytetarët e tjerë që marrin një kredi, studentët do të paguajnë vetëm 1% të normës së interesit.
“Buxheti i shtetit mbulon 5% të interesit dhe studenti 1% të interesit”, tha drejtoresha.
Megjithatë për të përfituar kredinë studentore duhet të përmbushen disa kritere, të cilat janë, kombësia shqiptare e studentit, të mos përfitohet bursë dhe të ndjekë studimet në një prej universiteteve publike.
“Subjekti përfitues është studenti që ka nënshtetësi dhe vendbanim në Shqipëri. nuk është subjekt përfitimi i bursave, përjashtimi nga tarifa dhe ndjek një nga programet publike në institucionet e arsimit të lartë”, përfundoi ajo.
B.V//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Karta e Studentit edhe në Bashkinë e Kamzës, Manastirliu: Shërbime falas për studentët e Universitetit Bujqësor
27 Mars, 13:27
-
Manastirliu në Korçë, firmoset marrëveshja me bashkinë për Kartën e Studentit
10 Shkurt, 11:21
-
FOTO/ Studentët në Greqi kundër hapjes së Universiteteve private, përleshen me policinë
1 Shkurt, 19:23
-
Punë me detyrim pas diplomimit për studentët e Mjekësisë, Kushtetuesja: Afati 5-vjeçar nuk është proporcional, Kuvendi 3 muaj kohë të ndryshojë ligjin
25 Janar, 15:27
-
Njësimi i diplomave për nxënësit e ardhur nga jashtë vendit dhe refugjatët/ Nga 45 ditë, koha e pritjes bëhet 5 ditë
23 Janar, 16:27
-
5 vite punë me detyrim ose 2300 euro viti, Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin për studentët e Mjekësisë
14 Nëntor 2023, 14:43
-
Prezantohet Guida Studentore 2023, Veliaj: Abone falas, Karta e Studentit mbulon gjysmën e tarifës së konviktit
31 Tetor 2023, 11:59
-
5 vite punë me detyrim pas diplomimit ose 2300 euro viti, studentët e Mjekësisë çojnë ligjin në Kushtetuese! Avokati: Diskriminues, të rishikohet
19 Tetor 2023, 15:05
-
Nis viti i ri akademik, studentët ‘braktisin’ shkencat ekzakte shumë pak të regjistruar në fizikë e kimi! Vetëm 4 të regjistruar në degën e filozofisë
2 Tetor 2023, 21:52
-
Konviktet, 'shpëtimi' i studentëve për të përballuar jetesën në Tiranë, e reja nga Kukësi: Në dy javë harxhoj 3 mijë lekë të reja, ushqimet mi jep familja
21 Shtator 2023, 18:23
-
‘Radhë qumështi’ për regjistrimin në konvikte! Studentët presin mes turmës që në ditën e parë! Kërkojnë konvikte edhe studentët e Tiranës e privatit
20 Shtator 2023, 17:20
-
Punësim i detyruar për studentët e mjekësisë, Lapaj në Report Tv: Kundër pengmarrjes! Si do e mbajnë sistemin shëndetësorë këta, me mjekë që mësojnë dorën dhe ikin?
6 Korrik 2023, 18:50