Pakti për zgjedhoren qenka i hershëm! Kryemadhi zbulon në Report Tv: Do e miratonim në dhjetor, u shty nga gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zbuloi në "5 Pyetjet nga Babaramo", se dakordësia për miratimin me konsensus të reformës zgjedhore, si një nga kushtet e Bundestagut për integrimin e Shipërisë në BE, është bërë shumë më herët. Ajo tha se ishte vendosur që zgjedhorja të miratohej në Kuvend në dhjetor, në seancën e fundit të sesionit të kaluar parlamentar. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, ajo tha se miratimi i reformës zgjedhore u shty me argumentin nga ana e mazhorancës se Kuvendi nuk mund të votojë një reformë të tillë në kushtet kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.

"Mos harroni që Rama mjafton të shtyjë dhe të fitojë sekonda: Shpalli gjendjen e emergjencës deri në mars. Reforma zgjedhore duhej të ishte miratuar në dhjetor, sepse kështu ishte dakordësimi edhe me SHBA, edhe me BE, por duke shpallur gjendjen e emergjencës parlamenti nuk mund të miratojë kode zgjedhore, ky ka qenë justifikimi nga ta.  Ne si opozitë mbarojë të gjitha detyrimet tona, sepse deri tani ky njeri mbante peng vendin me justifikimet që opozita nuk bëhet pjesë", tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi zbulon prapaskenat e 'paktit': Reforma miratohej në dhjetor VETËM sipas OSBE, Rama shpallte zgjedhjet e parakohshme në prill! (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur