Palasë-Dhërmi, rruga që shkurton kohën e udhëtimit përgjatë bregdetit të jugut

Rruga Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.45 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, është një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.

Palasë–Dhërmi është një prej akseve të rëndësishme rrugore, vënia në funksion e të cilit lehtëson dhe shkurton kohën e udhëtimit turistik përgjatë bregdetit të jugut, duke lidhur  daljen e tunelit të Llogorasë me Dhërmiun dhe duke ofruar një rrugë të  re për të gjithë ata që duan të vizitojnë Dhërmiun.

Ky projekt fillon në kryqëzimin e rrugës “Rrugët e bardha”, Palasë, pikë në të cilën është përcaktuar dhe lidhja me rrugën ardhëse nga dalja e tunelit të Llogorasë, vijon më tej nën fshatin Palasë, në një trase tërësisht të re, dhe përfundon në rrugën e kampit në Dhërmi.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky aks i ri i cili është hapur për qarkullimin e mjeteve.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë