Fill pas përfundimit të mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi deklaroi se opozita nuk votoi ‘pro’ çështjeve politike. Ai theksoi se tashmë do të nis diskutimi për shqyrtimin e draftit nen për nen. Halimi deklaroi se i ka propozuar komisionit një formulë tjetër alternative për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe njerëzve të drejtësisë që nuk do të jetë as 3/5 as 2/3. Ndërkohë mbërritja e këtij propozimi mohohet nga ana e mazhorancës
(Momenti i votimit në parim të reformës në sistemin e drejtësisë)
“Sot përfunduam procesin e diskutimeve të draftit të sjellë nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, të draftit të rishikuar të datës 4 maj. Opozita në këtë komision pas qëndrimit të shprehur qartë edhe ditën e djeshme, qëndrim i cili u bë edhe gjatë ditës së sotme në komision, votoi pro fillimit të diskutimit të amendamenteve nen për nen, amendamente të cilat do të fillojnë diskutimin nga dita e nesërme dhe në ditët në vijim. Vota jonë pro fillimit të procesit të amendamenteve, të diskutimeve nen për nen të amendamenteve Kushtetuese, nuk duhet të interpretohet, ashtu siç dhe u ra dakord në mbledhje, nuk duhet të interpretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim.
Çështje të cilat, siç edhe opinioni publik dhe opinioni ndërkombëtar i di, janë çështje që kanë të bëjnë me institucione të reja Kushtetuese dhe me emërimet e këtyre institucioneve apo me ndërprerjen e mandateve kushtetuese, janë çështje politike për të cilat qoftë ekspertiza ndërkombëtare, qoftë Komisioni i Venecias pothuajse në të gjitha paragrafët e tij, ia adreson politikës. Ndaj ne sot përsëritëm thirrjen tonë drejtuar mazhorancës që çështjet politike të fillojnë dhe të negociohen sa më shpejt në mënyrë që votimi në tërësi së bashku me të gjitha ligjet që do të shoqërojnë amendamentet kushtetuese të merret dhe të miratohet pa vonesë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm", tha Halimi.
Në mbledhjen e Komisionit deputetët e PD kanë rilexuar edhe njëherë qëndrimin e bërë publik që të djelën ku përfshihet edhe fakti që e quajnë votimin në parim si ekstra parlamentar dhe ekstra kushtetues . Nuk dihet se çfarë e ka bërë Partinë Demokratike të devijojë mendim dhe qëndrim pasi reforma u miratua edhe me votën e saj
Komisioni tha Halimi do të mblidhet të martën për të vijuar me miratimin nen për nen të paketës se amendimeve kushtetuese.
Ora 12:15 Xhafaj: Lajm i mirë, vlerësoj kontributin e opozitës
Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, theksoi se “ka votë në parim për projektin kushtetues, edhe falë kontributit të opozitës”.
"Së pari me duhet të them se kemi hedhur një hap të mirë pas 20 muajsh punë intensive në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent me standarde ndërkombëtare. Kemi nëj projekt kushtetues që hedh Bazat për drejtësinë aq të munguar e të shumëpritur. Durimi u shpërblye. Edhe me kontributin e opozitës dhe reflektimin e opozitës kemi votë mbështetëse.Kjo i hap rrugë votimit nen për nën në tërësi dhe më pas shqyrtimit në seancën plenare. Mbasi ka kaluar 20 muaj punë në një proces gjithëpërfshirës ngelet shumë më pak punë ëpr të bërë për sa kohë kemi pranuar që të gjithë palët në tryezë të japin emndimin e tyre"-tha kreu i komisionit
Duke nisur nga e marta tha Xhafa nis shqyrtimi nen për nen i paketës per ndryshimet kushtetuese e cila do të ndahet në 6 kapituj.
"Në ditët në vijim e kemi ndarë procesin në 6 kapituj, kam propozuar një axhendë të gjerë anëtarëve dhe do ecim hap pas hapi. Nëse ka realisht vullnet të sinqertë do ta vazhdojmë këtë proces."tha kreu i komisionit
Për reflektimin e opozitës Xhafaj thotë se e vlerëson kontributin e opozitës, "vlerëson rolin e ndërkombëtarëve përmes asistencës teknike që i kanë dhënë. Ishte dhe si kusht i ndërkombëtarëve për të hyrë në procesin e Reformës. Lajm i mirë në ditën e Europës. Mazhoranca ka iniciuar këtë projekt ka ndërmarrë veprime per ta vazhduar, dhe do të vijojë ta mbështesë derisa të miratohet. Për 3-5 mbetet për tu diskutuar ka formula të ndryshme."