Palët asnjë hap pas/ Sondazhi i Report Tv: 76% e qytetarëve mendojnë se zgjidhja e krizës është ende larg

Palët asnjë hap pas/ Sondazhi i Report Tv: 76% e qytetarëve mendojnë se zgjidhja e krizës është ende larg

Teksa një palë politike (PS) nisë zyrtarisht fushatën elektorale, pala tjetër (opozita) vijon protestat duke mos bërë asnjëra palë hapa pas. Dialogu është zgjidhja e kësaj krize politike ka që mbërthyer vendin prej më se katër muajsh dhe për këtë kanë rënë dakord në parim edhe kryeministri Rama, ashtu si kurse edhe kryedemokratik Lulizim Basha.

Ky i fundit ka vënë kushtin për largimin e Ramës nga posti i kryeministrit dhe shtyrjen e zgjedhje, e ndërsa Rama është shprehur 30 qershori nuk lëviz.

Në mes kësaj retorike, herë të qetë dhe herë të acaruar, Report Tv ka hapur një sondazh ku ka ftuar qytetarët të votojnë. A mendoni se zgjidhja e krizës politike është ende larg? Është kjo pyetja që është iu është bërë qytetarëve në emisionin e mëngjesit "Shtypi i ditës dhe Ju", me gazetarin Andi Kapxhiu.  

Prej katër orësh që është hapur sondazhi në faqen zyrtare të Report Tv, 76% e qytetarëve kanë votuar "po" dhe vetëm 24% e tyre mendojnë se mund të ketë një zgjidhje të krizës brenda këtyre ditëve.

Në total deri më tani kanë marrë pjesë në votim 1300. qytetarë. Ju mund të vijoni të votoni në faqen zyrtare të Facebooku-t në Shqiptarja.com dhe Report Tv.
 


Sondazi i Report Tv 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 01/06/2019 13:49

    jo

    Përgjigju
  • Ridvan R.M.: 01/06/2019 13:37

    Ne duhet të ndajmë kriza të vërteta nga kjo 'kriza e fabrikuar'. Çdo gjë është e ligjshme. Njerëzit votuan anëtarë të PD. Ata luajtën rrezikun dhe humbën besimin e votuesve. Ata nuk janë kundërshtarë politik të Ramës. Ata u bënë një 'parti banane'. Shpresat e reja të opozitës!

    Përgjigju
  • iliri: 01/06/2019 10:55

    Po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë