Edicioni XXI Panairit të Librit “Tirana 2018” çel siparin nesër. Janë rreth 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi që për këtë vit do të jenë me tituj të rinj dhe jo vetëm pranë lexuesit. Është parashikuar që për këtë vit Panairin e Librit ta shoqërojnë rreth 50 aktivitete, promovime dhe konferenca për librin. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe leximit, shqetësim ky jo vetëm i INSTAT, por edhe botuesve.
Nuk ka ndonjë ndryshim në përmbajtje, rreth 100 shtëpi botuese, organizata, ambasada të huaja. Gjatë ditëve të Panairit do të kemi shumë aktivitete, që kanë secila shtëpi botuese, më shumë se 50 të tilla. Shumë aktivitete bëhen në salla, janë takime me autorëve me lexuesve.
Petrit Ymeri, Kryetari i Shoqatës së Botuesve
Ndërsa, largimin e lexuesit nga libri e konsideron një proces i cili ka ndodhur përgjatë tre dekadave, për këtë duhen më shumë se 2 dekada që të ndryshojë
Të shtyrë nga diskutimet e shumta që ka bërë INSTAT dhe Shoqata e Botuesve për rënien e leximit, që 1 mln shqiptar nuk kanë lexuar gjatë një viti. Ky rezultat i INSTAT është në të njëjtën vijë me anketimin që kemi bërë ne. Ka ndryshuar vetëm metodologjia. Arsyet janë të shumta. Prandaj kemi zgjedhur këtë temë. Një prej tyre do të bëhet në datë 15 nëntor tek salla ovale. Është një situatë që ka ardhur për më shumë se 3 dekada. Për t’u përmirësuar gjendja duhen 15 apo 20 vite të tjera, për këtë. Janë dy çmime për autorë, dy çmime për përkthyes, ndoshta edhe për fëmijë, por aty është dobët. Kemi edhe çmime speciale.
Petrit Ymeri, Kryetari i Shoqatës së Botuesve
Për këtë vit mbështetje financiare ka patur vetëm nga Ministria e Kulturës.
“Ajo që është e rëndësishme për ne është mbështetja që kemi nga lexuesit. Besimi i lexuesve është mbështetja jonë më e madhe në pesë ditë, me lexues të të gjitha moshave. Nuk mundet që të jap shifra, rreth 200, por nuk është se ka ndonjë vërshim shumë të madh. Ka shtëpi botuese që kanë botuar vetëm 1 apo 2 libra. Nëse nuk ka të ardhura nga shitja e librave s’bën dot botime të reja. Shtëpitë botuese shqiptare janë përfshirë në projekte europiane dhe ky është një hap pozitiv”-ka thënë Ymeri.
Si është letërsia shqipe në raport me të huajnë në këtë edicion?
“Letërsia shqipe ka edhe nivele të mira, kemi një grup të madh autorësh shqiptarë që janë në nivel të mirë. Nuk mund të themi për cilësinë. Është mesatare, por ka edhe mbi mesataren. Problemi nuk është vetëm tek letërsia, por është një lloj fobie që ka lexuesi ynë me letërsinë shqiptare. Letërsia duhet që të përballet me letërsinë botërore”.-është shprehur Ymeri.
A do të ketë ulje për këtë vit?
“Kjo është një politik e çdo shtëpie botuese. Ne nuk japim urdhra, ne orientojmë që të ketë ulje. Dikush i ul, dikush jo. Por në përgjithësi botuesit i ulin librat se kjo është një mundësi për të pasur më shumë”.-ka thënë më tej Ymeri.
Ceremonia e hapjes së këtij Panairit zhvillohet në datë 14 nëntor, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.