Fëmijët në Durrës e Thumanë, por jo vetëm janë tronditur ditët e fundit nga tërmeti që goditi vendin. Fatkeqësisht disa fëmijë ndërruan jetë nën rrënoja, disa janë të lënduar në spitale, ndërsa të tjerët janë nën kujdesin e psikologëve për të kaluar këtë traumë.
Njëri prej fëmijëve nga Durrësi e ka treguar tmerrin që ka përjetuar përmes një pikture që ka bërë. 'Pallati i kuq po shembet...' shkruan ai duke pikturuar pallatin që është këputur nga tërmeti tragjik i mëngjesit të së martës.
Djali ka humbur shtëpinë e tij dhe është strehuar në një banesë privatisht sëbashku me familjen. CRCA/ECPAT Shqipëri po ndërmerr iniciativën e një mini-ekspozite, për ti dhënë një mënyrë e dimension tjetër dhimbjes që përjetuan fëmijët në këtë situatë.