Pallati i pabanueshëm në Bulqizë, Isaku: Ka pasur shkarje tektonike! Ngritëm grupin e punës, banorët duhet të largohen

Drejtori i urbanistikës në Bashkinë e Bulqizës, Erjon Isaku ka bërë me dije se ka pasur shkarje tektonike në pallatin në lagjen e re që u shpall i pabanueshëm prej dëmtimeve. Në një lidhje live për Report Tv, Isaku tha se është ngritur grupi i punës ndërsa banorët duhet të largohen pasi rrezikojnë jetën.

“Ky pallat është dëmtuar nga tërmeti i 2019 por ka pasur dhe shkarje tektonike. Kemi marrë grupe ekspertësh për studim gjeologjik dhe na kanë ardhur përgjigje që është problem dhe banorët kanë pranuar bonus qeraje. Duke marrë shkas dhe tërmetin e 15 janarit, kemi ngritur grupin e punës dhe nga ky moment, dje erdhën dhe ekspertë nga Tirana. Banorët duhet të largohen.

Grupi i ekspertëve thotë ose të bëhet pallat i ri apo të përforcohet pallati ekzistues. Vendimin do e japin ekspertët e fushës. Edhe në lagjen e vjetër ka banorë se ne kemi dalë e kemi takuar çdo banor dhe i kemi lajmëruar. Atje janë gati 8 familje, një pjesë janë larguar dhe të tjerë refuzojnë”, tha Erjon Isaku.

Ende nuk ka një përgjigje se kur do të marrin shtëpinë e re, ndërsa Isaku thotë se e rëndësishme është të sigurohet jeta e tyre ndërsa ditët në vijim do të sqarohet çdo gjë.


Lajmi kryesor:

Pallati i dëmtuar në Bulqizë rrethohet me shirit, banorët kundërshtojnë të largohen: S'ndjejmë rrezik! 3 vite më parë na premtuan pallat të ri, asgjë s'kanë bërë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!