Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Diplomati amerikan, Matthew Palmer pohon se Rusia është duke bllokuar shumë procese në Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Sarajevë ai foli edhe për çështjen e Kosovës.

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport shumë të ngushtë partneriteti mes NATO-s dhe Bosnjë-Hercegovinës. Gjatë qëndrimit në Sarajevë ai tha se SHBA-ja e mbështetë B-H në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike.

"Programi kombëtar vjetor (të cilin do të duhej të hartonte B-H) do të mundësonte forcimin e raporteve të B-H me NATO-n. Por këtë punë duhet ta bëjnë autoritetet e B-H e jo SHBA“, tha Palmer, duke shtuar, se vendi i tij e mbështet vendosjen e raporteve më të ngushta të mundshme mes NATO-s dhe B-H.

Palmer tha, se këtu bëhet fjalë për një çështje teknike dhe jo vendimin e anëtarësimit në NATO.

"Kjo mundëson bashkëpunimin e NATO-s dhe B-H për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe sigurisë. Shpresoj se liderët e Bosnjes do të jenë në gjendje të arrijnë marrëveshje dhe të hartojnë programin e tyre të parë vjetor kombëtar“, tha diplomati amerikan.

Liderët e Bosnjes duhet të arrijnë marrëveshje edhe për krijimin dhe forcimin e autoriteteve federale.

"Në të gjitha këto procese SHBA do të jetë partner dhe mik i popujve të B-H", tha Palmer.

Qëllimet e ndryshme të Moskës dhe Uashingtonit në Ballkan

Diplomati amerikan tha se SHBA dhe Rusia kanë qëllime të ndryshme në Ballkanin Perëndimor dhe në Bosnje-Hercegovinë.

"Themeli i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor është mbështetja e integrimeve euroatlantike. Kjo do të thotë anëtarësim në BE dhe në NATO për të gjitha vendet e Ballkanit, që duan të anëtarësohen. Rusët kanë qëllime të tjera në Ballkan. Ata duan të shohin rajonin e ndarë me një nivel të lartë të tensioneve. Rusët në vitin 2016 kanë sponsorizuar përpjekjet për puç në Mal të Zi. Kanë punuar kundër Marrëveshjes së Prespës dhe kanë bllokuar rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Nuk ka dëshmi për të besuar se Rusia do të donte diçka tjetër në B-H", tha Palmer.

Diplomati amerikan theksoi se vazhdojnë të mbeten në fuqi sanksionet kundër krerëve të serbëve në këtë vend Milorad Dodik dhe Nikola Shpiriq, sepse SHBA nuk ka parë kurrfarë ndryshimi në politikën e tyre.

"Dodiku dhe Shpiriqi janë nën sanksione, e ato janë rezultat  i vendimeve dhe qëndrimeve të tyre publike. Nëse duan heqjen e sanksioneve, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë", tha Palmer duke shtuar se: "SHBA mbetet një partner i fuqishëm në zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, ndërsa B-H është një partner i fuqishëm në luftën kundër terrorizmit".

Ahatoviq: "Dodiku dhe të tjerët janë satelitë rusë në Ballkan“

Gjatë vizitës së Matthew Palmer në Banjalukë është mbajtur kongresi i partisë serbe SNSD, në të cilin Milorad Dodik është rizgjedhur kryetar i partisë. Dodik tha se Matthew Palmer është i mirëseardhur edhe në Banjalukë.

"Shpresoj se e ka kuptuar se ky është një qytet normal, me njerëz dhe institucione normale dhe se këtu nuk ka faktorë që përpiqen të dëmtojnë proceset“, tha Dodik.

"E kuptoj pse boshnjakët dhe kroatët duan të futen në NATO, sepse në këtë aleancë janë edhe Kroacia dhe Turqia. Por edhe ata duhet të kuptojnë pse ne nuk duam të futemi në NATO". Dodiku dhe Shpiriqi nuk do të hiqen nga lista e sanksioneve amerikane, përderisa vazhdojnë të punojnë kundër interesave amerikane", thotë analisti Nexhad Ahatoviq.

"Interesat amerikane në këtë rast janë të ngjashme me ato të B-H, e ato janë proceset euroatlantike. Ndaj Palmer ka fajësuar drejtpërdrejt Rusinë për frenimin e proceseve në Ballkan. Destabilizimi i B-H dhe rajonit përmes Dodikut dhe satelitëve tjerë rusë, i përgjigjet edhe interesave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin i cili në këtë mënyrë do të kundërshtojë interesat amerikane në këtë rajon, e nuk e do shtrirjen e NATO-s në këtë rajon. Konfliktet në Ballkan mund të destabilizojnë edhe BE-në dhe do të lehtësonin futjen e Rusisë në këtë rajon. Shikuar nga zhvillimet e deritanishme, Serbia është protagonisti kryesor i zbatimit të këtyre ideve", thotë Ahatoviç për Deutsche Wellen.

Palmer për Kosovën:

Dipolomati amerikan për Evropën Matthew Palmer tha se përpjekjet për zgjidhjen e statusit të Kosovës nuk mund të ndërlidhen me Bosnje-Hercegovinën.

"Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të përmirësonte gjendjen e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e kjo do të hapte edhe rrugën e Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në BE, që do të ishte shumë mirë edhe për B-H“, tha Palmer.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kometa 001: 17/06/2019 12:10

    Z. Palmer, cfare kerkon Rusia ne Ballkan kjo dihet, dhe eshte ne te drejten e vet ne fund te fundit. Problemi eshte a do te deshtoni serish ju ne Shqiperi si ne rastin e armeve kimike. Nese nuk reagoni shpejte e vendosmerisht, kam frike se do jete deshtimi i dyte. Se per Shqiperine vet, deshtimet jane rutine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)