Paloka: Celibashi kërkon ta poshtërojë Lulzim Bashën deri në fund, është pervers si Rama

Paloka: Celibashi kërkon ta poshtërojë Lulzim Bashën deri në fund, është pervers si Rama

Paloka, Berisha dhe Basha

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Berishës, Edi Paloka e ka konsideruar pervers vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili njohu si kryetar të PD-së Lulzim Bashën. Paloka thekson se sot Celibashi u soll si Rama, jo pse njohu Bashën si kryetar, po se me një dëshirë perverse po kërkon ta poshtërojë deri në fund.

“Sot Celibashi u soll si Rama… jo pse “njohu” L.B si kryetar, po se me një dëshire perverse, po kërkon ta poshtërojë deri në fund. Rama, si pervers që është, ka gjithmonë dëshirë që ata që ka blerë apo i mban peng në çfarëdolloj mënyre, t’i poshtërojë publikisht. Këtë beri sot dhe Celibashi; i kërkoi L.B së dorëhequr prej një viti që të firmosë si kryetar partie. Për t’i shpëtuar ketij poshtërimi (jo se poshtërimin e ka problem), L.B arriti edhe të falsifikojë një palo “autorizim”, të cilit i vuri një datë përpara ditës që ai kishte shpallur dorëheqjen. Po pikërisht këtë nuk ia lejoi Celibashi dhe i kërkoi që të vetëposhtërohet deri në fund.

Që L.B do firmosë, nuk ka njeri dyshime, se kur je peng, kështu të ndodh, nuk të lënë as të ikësh pa iu shërbyer deri në fund. Kështu që sic do thoshte pengmarrësi i tij në këtë rast: “L.B do firmosi “si Çeço” se ashtu i duhet Ramës”. Sa për faktin që vazhdon të shkelet ligji, procedurat, afatet ligjore, e më e rëndësishmja dhe Kushtetuta, për këtë nuk pyet më njeri në guvernën e përbashkët Rama-Kim-McGonigal”, ka shkruar Paloka.


Lajmi kryesor:

Edhe PD e Bashës rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje! Bardhi pas vendimit të Celibashit: KQZ, deklaratë politike, s’do ketë asnjë plotësim dokumentesh


K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 09/03/2023 16:24

    Se cfare lidhje ka perversiteti ne kete mes, vetem Paloka e di...!!! "Eshte 'pervers' se kerkoi dokumente shtese!!!" Apo hajt shkrujm ndonje gje, per te mos ndejt kot. Ik o Palok fli gjume

    Përgjigju
  • dono: 09/03/2023 14:10

    Perversa jane vetem non gradat

    Përgjigju
  • Jani: 09/03/2023 14:09

    Menyra e komunikimit e Palokes le shum per te deshiruar,me vjen shume keq qe i kemi ne vendin tone

    Përgjigju
  • endi: 09/03/2023 14:06

    ik o i humbur se le nam

    Përgjigju
  • Mira: 09/03/2023 14:03

    Ai basha eshte i humbur ne keto zgjedhje mos te shpresoje kot

    Përgjigju
  • Haha: 09/03/2023 14:01

    Edi paloqeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

    Përgjigju
  • Mondi: 09/03/2023 13:58

    Ske ca i ben gomarit edhe i bije samarit tani more paloka

    Përgjigju
  • BESNIKU GAXHI ÇAFAJT: 09/03/2023 13:04

    O Edi Paloqe po hik mor thuthuq siguro ndonjë tath thup e kaq është misjoni jot o bixhozxhi. Sa për Edi Ramën ai ju a ka RRAS e jua ka plas sa dhe natën sflini gjum o gaxhaun. Skagjo o Edi Paloqe se fitoni radhës tjetër o pjetër të mbaruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea